• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Lami shoqëroi Brilant Martinajn para masakrës me 3 të vrarë? Prokuroria e Krujës kërkon tabulatet telefonike të ish-policit…
Home
Breaking News

DETAJET/ Lami shoqëroi Brilant Martinajn para masakrës me 3 të vrarë? Prokuroria e Krujës kërkon tabulatet telefonike të ish-policit…

7 January, 2023 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në kohën kur Jeton Lami synon lirinë në gjykatën e Lartë, pasi mbahet nën arrest nën dyshimet për shpërdorim detyre, pasi shoqëronte në arrati “mbretin e lojërave” të fatit Ervis Martinaj, i zhdukur pa gjurmë prej muajsh, të tjera telashe dalin në horizont për ish-agjentin e Forcës së Posaçme Operacionale.

Prokuroria e Krujës e cila po heton për të hedhur dritë mbi atentatin e 17 korrikut te mbikalimi i Fushës-Krujës, ku mbetën viktima Brilant Martinaj, kushëri i parë me Ervis Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha, kërkon nga organi i akuzës në Kurbin të dhënat mbi lëvizjet e Lamit ditën e masakrës.

Kjo pasi ka dyshime se Jeton Lami ka shoqëruar edhe Brilant Martinaj e miqtë e tij nga një lokal në Fushë-Krujë deri në Kamëz dhe anasjelltas, ndërsa sapo është ndarë me të, të tre u ekzekutuan me 108 plumba kallashnikovi.

Zyrtarisht, prokuroria e Kurbinit tha se është duke shkëmbyer informacion me prokurorinë e Krujës, por nuk dha detaje të mëtejshme. Mësohet se prokurorët kanë kërkuar tabulatet telefonike të Lamit, që përmes tyre të konfirmojnë lëvizjet e tij, si dhe sigurojnë akses në bisedat apo mesazhet e fundit që ka shkëmbyer para dhe pas ngjarjes së rëndë.

Për masakrën te mbikalimi i Fushës-Krujës, prokuroria ka marrë dhjetëra dëshmi, mes tyre edhe kundërshtarët e Ervis Martinaj, por deri më tani nuk ka ende ndonjë të dyshuar. Jeton Lami, është njeriu që mund të hedhë dritë të paktën mbi zhdukjen e mistershme të Ervis Martinaj, të cilin e shoqëroi 5 ditë përpara se familja të humbte kontaktet me të.

Ai mund të jetë njeriu kyç për të zbardhur edhe masakrën me 3 të vrarë, por ish-agjenti ndaj të cilit rëndojnë dyshimet për “shpërdorim detyre”, ka refuzuar të flasë për hetuesit. Aktualisht, prokuroria po vijon hetimet për rolin e tij dhe pritet të bëjë një tjetër zgjatje të hetimeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E BIZNESMENIT PAPA/ Ky është automjeti që Andrew Bode ndiqte prej kohësh “objektivin”, deri sa e ekzekutoi
Previous article "TMERR, RRUGAÇËRIA ËSHTË ULUR KËMBËKRYQ..."/ Regjisori Hervin Çuli reagon ashpër ndaj Big Brother VIP

F.autor

Postime të ngjashme

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës Aktualitet

PËRKEQËSOHET MOTI/ Policia: Ndalohet dalja në det për mjetet e vogla lundruese jashtë Gjirit të Vlorës dhe Sarandës

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit Aktualitet

TRAGJEDIA TE TEG-u/ Zbardhen të dhënat e para të hetimit dhe pistat për shkakun e aksidentit

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit... Aktualitet

PAS AKTEVE TË DHUNËS TE KUVENDI/ Qytetarët mblidhen në protestë te Kryeministria: Lironi protestuesit...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT