• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DETAJET/ Lajçak javën e ardhshme viziton Kosovën dhe Serbinë, çfarë pritet të ndodhë?
Home
Rajon

DETAJET/ Lajçak javën e ardhshme viziton Kosovën dhe Serbinë, çfarë pritet të ndodhë?

3 December, 2022 F.autor Rajon

I deleguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një intervistë të dhënë për Kanal 10, pati bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme do të zhvillojë vizita zyrtare në Kosovë e Serbi.

Gjatë kësaj vizite, diplomati sllovak, pati deklaruar se do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me të cilët do të diskutojë për zbatimin e marrëveshjes për targat e arritur së fundmi, si dhe për hapat e ardhshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në përputhje me planin franko-gjerman.

Duke komentuar afatet kohore për marrëveshje, bazuar në propozimin franko-gjerman, Lajçak pohoi se nëse ekziston vullneti, çështja mund të përmbyllet brenda javësh.

“Ne besojmë se nuk duhet të shpenzojmë shumë kohë për këtë propozim dhe për këtë marrëveshje. Nëse palët janë të përkushtuara, serioze dhe të gatshme, kjo mund të përmbyllet brenda javësh”.

Lajçak më tej kishte theksuar rëndësinë e marrëveshjes së arritur më 23 nëntor në Bruksel për targat, duke bërë të ditur se çështjet teknike dhe afatet e vazhdueshme me të cilat janë përballur palët në dialog, kanë minuar rrugën drejtë diskutimit të marrëveshjes finale.

“Kemi shpenzuar shumë kohë dhe energji për t’u siguruar që të ruajmë paqen në terren, veçanërisht në Veri të Kosovës. Natyrisht, ishte e pamundur të fokusoheshim në çështje të tjera, veçanërisht në çështjen më të rëndësishme, që është normalizimi i marrëdhënieve”, kishte shtuar Lajçak.

Prandaj, kishte saktësuar, Lajçak, në rast se në këtë fazë Kosova e Serbia nuk tregohen fleksibile dhe konstruktive pason shkopi ose varësisht nga rezultati karota.

Por, çka përmban shkopi dhe karota në rastin e Kosovës dhe Serbisë?

Diplomati sllovak nuk ishte lëshuar në detaje, paçka se kishte deklaruar që pa përparim në dialog nuk ka përparim as në të ardhmen evropiane.

“S’mund të flasë në terma specifike, mirëpo shkopi në këtë rast qartazi është bllokimi i anëtarësimit në BE. Në anën tjetër Bashkësia ndërkombëtare duke gjykuar veprimin e palëve në dialog mund të marrë vendime për bashkëpunim në të ardhmen dhe për projektet në të ardhmen”, ka shtuar ai.

Dialogu Kosovë-Serbi në muajt e kaluar ka hyrë në një fazë shumë më dinamike.

Kjo pas propozimit franko-gjerman, apo siç është pagëzuar së fundmi si plani i BE-së i mbështetur nga Franca e Gjermania, e të cilin Albanian Post e kishte publikuar pjesërisht me 18 shtator e tërësisht me 12 nëntor.

Përpos kësaj, Albanian Post, më 20 tetor, kishte siguruar skenarin e prezantuar për para marrëveshjen Kosovë-Serbi.

Aty përveç se saktësohej data e arritjes së marrëveshjes së parë në kuadër të dialogut, datë e konfirmuar edhe nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, theksoheshin edhe shkopinjtë ose karotat, varësisht nga rezultati.

Sipas këtij propozimi nëse palët bëhen pjesë e këtij plani të ri ndërkombëtar shpërblehen me pako financiare.

Ndërsa nëse palët tregohen jo-bashkëpunues pason shkopi i rëndë për palën penguese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NËSE NUK E DINIT/ Këto janë sekretet seksuale që burrat dhe gratë fshehin nga partnerët e tyre
Previous article LUFTA NË UKRAINË/ Kremlini: Putin do të vizitojë Donbasin në kohën e duhur

F.autor

Postime të ngjashme

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar Rajon

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë Rajon

27 VITE PAS MASAKRËS SË REÇAKUT/ Kosova nis gjyqin ndaj mbi 20 ish-ushtarakëve e policëve serbë

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT