Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin Kristjan Kronin.
Ky i fundit rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg, për motive të dobta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit Nikoll Dushaj.
Nga verifikimet paraprake nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.