Detaje nga ngjarja e rëndë te Liqeni i Thatë. Gazetari Sokol Dema raporton se tek nënkalimi i Liqenit të Thatë, rruga kur shkon për tek pedonalia e liqenit, dyshohet se një person i paidentifikuar, i cili është larguar në këmbë, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të mjetit tip Benz me drejtues Lulëzim Masha, 63 vjeç, (administrator i shkollës Willson), i cili udhëtonte i vetëm.