• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Kishin “blinduar” zonën e ish-Parkut të autobusëve, si u zbuluan 14 kamera jashtë banesave të Emiljano Shullazit dhe Pajtim Serjanit
Home
Breaking News

DETAJET/ Kishin “blinduar” zonën e ish-Parkut të autobusëve, si u zbuluan 14 kamera jashtë banesave të Emiljano Shullazit dhe Pajtim Serjanit

31 January, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

BalkanWeb zbardh detaje nga operacioni i koduar “Fijet” për çmontimin dhe sekuestrimin e kamerave të vendosura nga kontingjente të krimit.

Në qytetin e Tiranës dje policia sekuestroi rreth 155 kamera, ndërsa janë nën hetim 37 persona që i kishin vendosur këto pajisje në mënyrë të paligjshme. Pjesa më e madhe e personave në hetim janë të dënuar për vrasje, për trafik lëndësh narkotike, rrëmbim personi dhe vepra të tjera penale, por edhe persona që janë në kërkim nga Policia e Shtetit.

Burime policore i thanë News24 se rreth 14 kamera dje janë çmontuar dhe sekuestruar jashtë banesave e Emiljano Shullazit dhe Pajtim Serjanit në zonën e ish-Parkut të autobusëve. Po ashtu 6 kamera janë sekuestruar në banesën e Elidon Kotorrit në “Ali Dem”, i dënuar më parë për vrasje.

Edhe pse janë sekuestruar rreth 155 kamera, aksioni në qarkun e Tiranës vijon, ku do vijojë në zonën e Kombinatit, Kamzës, Vorës dhe në zonat periferike të kryeqytetit. Në total deri më tani që kur ka nisur operacioni në të gjithë vendin janë çmontuar dhe sekuestruar mbi 350 kamera sigurie dhe janë nën hetim mbi 60 persona. Por si funksionon këto kamera dhe si vendoseshin nga kontigjentë të krimit?
Burime policore bëjnë më dije se kontingjentet e krimit përveçse monitorimit me kamera të banesa dhe subjekteve të tyre, monitoronin me kamera të gjithë zonën, ku kishin vendosur kamera në rrugët që të çonin drejt banesave të tyre.

Kamerat ishin te instaluara mes shtyllave dhe në muret e pallateve për kontrollimin e rrugës.
Gjithashtu, News24 mëson nga burime policore se në disa banesa ku policia kishte dyshime dhe kishin marrë informacione në rrugë operative se kontingjente të krimit kishin vendosur kamera në zonën ku ata banonin, nuk kanë gjetur kamera sigurie duke lënë dyshime se kanë vepruar para duke i hequr vetë kamerat pas bërjes publike të aksionit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET LOKALE/ Bumçi: Këtë herë ne fitojmë Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin. Shkodrën nuk e humbim
Previous article OLTA E AKUZOI SE ËSHTË VARTËS I KOKAINËS/ Shpërthen Luizi: Na keni çarë b*thën

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA KRYEMINISTRISË/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, përdoret spraj me piper Aktualitet

TENSIONE PARA KRYEMINISTRISË/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, përdoret spraj me piper

POLICIA OPERACION NË DURRËS/ Zbardhen 6 vjedhje, në pranga 23-vjeçari Aktualitet

POLICIA OPERACION NË DURRËS/ Zbardhen 6 vjedhje, në pranga 23-vjeçari

PROTESTA E DHUNSHME E 28 NËNTORIT/ 61 të lënduar në spitale, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë Aktualitet

PROTESTA E DHUNSHME E 28 NËNTORIT/ 61 të lënduar në spitale, mes tyre policë, protestues dhe gazetarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT