• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Ish-muxhahedini e pranon: Nga kampi i MEK në Manzë bëheshin sulme kibernetike!
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Ish-muxhahedini e pranon: Nga kampi i MEK në Manzë bëheshin sulme kibernetike!

23 June, 2023 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një ish anëtar i MEK prej 36 vitesh, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka rrëfyer ngjarje tronditëse nga kampi dhe mënyrën se si është e organizuar jeta në kampin e MEK.

Hamid Atabai, tashmë i larguar nga kampi prej një viti, pranoi se brenda kampit janë bërë sulme kibernetike, të cilat janë koordinuar edhe me mbështetës të MEK që jetojnë në vende të tjera.

Kujtojmë se Policia e Shtetit hyri në kampin e Manzës për të sekuestruar pajisje elektronike me vendim gjykate, pas dyshimeve se nga kampi kryhen sulme kibernetike ndaj Iranit, aktivitet i ndaluar për muxhahedinët të cilët strehohen në Shqipëri vetëm për arsye humanitare.

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: A ishin të përfshirë muxhahedinët në aktivitet kundër Iranit?

Hamid Atabai: Patjetër, në Irak ka patur shumë gjëra që kundërshtonin Iranin. Patjetër që ata shumë shpesh kanë vënë flakë fuçive të naftës…

Ylli Rakipi: E kam fjalën për aktivitetin në Manzë.

Hamid Atabai: Bëheshin gjërat nga interneti. Në internetin që përdornin, ata e shpërdoronin.

Ylli Rakipi: Çfarë bënin konkretisht?

Hamid Atabai: Së pari mashtronin të rinjtë që janë në Iran. Sepse një arsye kryesore që MEK është gjallë akoma, është mashtrimi. Arrinin ti bindnin të rinjtë deri në pikën që të kundërshtonin qeverinë e Iranit.

Neritan Sejamini: Mund të dimë diçka më shumë për rekrutimet, për sulmet kibernetike?

Hamid Atabai: Unë për vete nuk kam qenë kurrë pjesë e internetit në Manzë, por jam i sigurtë dhe e di që në MEK ka severa të mëdhenj sepse i kam parë dhe janë edhe njerëz që bëjnë hakerime. Profesor në Kanada, që mund ta bëjë shumë mirë këtë punë.

Neritan Sejamini: Ky aktivitet, bëhej fshehurazi apo qeveria shqiptare ka qenë në dijeni që në fillim që bëhej ky aktivitet?

Hamid Atabai: Së pari, MEK ka një kusht, në çdo vend që shkon, nuk lejon shtetin të hyjë në veprimtarinë e tij. Bën diçka shumë të mbyllur, kështu si e treguat në film. Çdo polici dhe çdo shtet ka të drejtë të hyjë me anë të ligjit në çdo vend që do. Pse në momentin që policia erdhi në ASILA, nuk ka kundërshtuar askush aty dhe e ka lënë policinë të bëjë punën e saj? Pse nëse në MEK nuk kishte diçka për të fshehur, pse nuk e lanë policinë të hyjë? A mund të dijë Shqipëria si hakohet, nëse nuk lejohet policia të hyjë brenda? Shteti shqiptar ka punuar shumë fortë të arrijë deri aty.

Neritan Sejamini: Të gjithë pajisjet që përdoreshin aty janë futur kontrabandë aty? Si siguroheshin?

Hamid Atabai: Para tre viteve në Ashfraf sollën disa kompjuter të rinj. Thjesht një ditë të bukur pamë që kompjuteri ishte para nesh. Në momentin që na u tha kemi sjellë kompjuter, të gjithë anëtarët u habitëm. As nuk thanë që ka një zonë kompjuteri, jo më të dinim nga ka ardhur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË PAPRITURAT E MOTIT/ Pas dy ditëve të nxehta, fundjava sjell shi
Previous article CILI ESHTE FATI I VIS MARTINAJT? Hoxha: Kjo histori u mbyll, pasi askush nuk donte të…

F.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT