Një 51 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike është vënë në prangat e policisë.
I arrestuari është shtetasi Besnik Osmëni, 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit e Mesinas, Itali, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Ndërkohë pritet që Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe me agjencitë ligjzbatuese, të vijojnë procedurat për ekstradimin e 51-vjeçarit, drejt Italisë.
“Finalizohet nga Sektori Operacional i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Limit”.


