• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ I riu shqiptar që u vra në Greqi po priste binjakët, krimi në 2010 që i mori jetën
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ I riu shqiptar që u vra në Greqi po priste binjakët, krimi në 2010 që i mori jetën

17 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Personi që shikoni në foton qendrore është shtetasi shqiptar M.D. 37 vjeç, banues në Athinë. Mbrëmjen e së martës ai u vra në një atentat në rrugën Thivon 81 në Nikea.

Djali 37 vjeçar ndodhej në një pikë karburanti siç shihni në galeri, biznes që ishte regjistruar në emrin e gruas së tij greke.

Bashkëshortja, tashmë e vé, ishte shtatzënë dhe që të dy po prisnin të vinin në jetë binjakët e tyre. Por me vdekjen e babait, ata do të vijnë jetimë në këtë botë.
Ajo që ndodhi mbrëmë në Nikea, sipas policisë, lidhet me një vrasje të ndodhur në 2010, për të cilën është akuzuar M.D., atëherë 26 vjeç.

Viktima akuzohej për vrasjen e një bashkatdhetari 30-vjeçar në 14 shkurt 2010 në rrugën Fokionos Negri në Kypseli të Athinës.

Atë natë, 30-vjeçari po kthehej në shtëpi nga një lokal ku po argëtohej në Kypseli. Papritur u sulmua nga një burrë, i cili e qëlloi dy herë dhe e plagosi për vdekje. Në vendngjarje atëherë u gjetën dhe konfiskuan dy këllëfë 9 mm, të cilat ishin dërguar në laboratorët e Drejtorisë së Hetimeve Kriminologjike për ekzaminime laboratorike dhe krahasuese. Nga hetimet rezultoi se arma e përdorur ishte e njëjta që mbante 37-vjeçari M.D., i arrestuar më pas, për trafik kokaine.

Motivi i vrasjes dyshohet se ka qenë mosmarrëveshje financiare mes autorit dhe viktimës.

Mirëpo, 37-vjeçari përfundimisht u shpall i pafajshëm pasi pretendoi se arma ishte përdorur nga një person tjetër dhe se ai nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen në Kypseli.

Vihet re se korrikun e kaluar ka ndodhur një sulm me bombë në Vari në zyrat e kompanisë së naftës, në rrjetin e së cilës bën pjesë edhe pika e karburantit ku ndodhi atentati i djeshëm.

Megjithatë, drejtuesit e policisë greke i shkëputin plotësisht dy ngjarjet të paktën në këtë fazë të parë të hetimit të tyre.

Sakaq pistë tjetër hetimi është një borxh 200 mijë euro dhe mes dyshimeve nuk mungon as ai për trafik droge.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KATAR 2022/ “Klasikja” Argjentinë-Brazil pa fitues, Bolivia befason Uruguajin
Previous article VRASJA E 8 VJEÇARIT/ Fqinjët me lot në sy: U llahtarisëm, s’na ka zënë gjumi! Banori: Çfarë e lidhte me fëmijën?

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E SAJ/ Kisha Orthodhokse: Udhëheqja e dhunës nuk ka vend në altaret tona, respektoni vendet e shenjta

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues Aktualitet

TENSIONET NË PROTESTË/ Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë Aktualitet

PAMJET/ Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT