• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Grabitja e Bankës në Laç, policia: Shkuam më shpejt se 3 minuta, autorët kërcënuan me armë
Home
Breaking News

DETAJET/ Grabitja e Bankës në Laç, policia: Shkuam më shpejt se 3 minuta, autorët kërcënuan me armë

29 December, 2017 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Laç ka rënë alarmi i një Banke të Nivelit të Dyte, dega Laç ne ora 16:24 minuta.

Patrulla e parë e Policisë ka shkuar brenda 3 minutash tek Banka nga njoftimi i marrë, dhe pas 15 e 20 sekondash nga e para, kane mberritur edhe 2 Patrulla të tjera policie.

Nga kontakti i parë i marrë me punonjësit e bankës ka rezultuar se 3 persona të maskuar ende të paidentifikuar, 2 prejt tyre me armë zjarri (pistoletë) dhe njëri me vare kanë thyer xhamin e derës kryesore të njësisë së Bankës dhe nën kërcënimin e armëve, kanë marrë një sasi parash.

Leket ishin në përpunim nga punonjësit e bankës.

Me pas janë larguar me një automjet.

Banka nuk ka qenë e hapur për klientët, por ka qenë duke u kryer veprimet e brendshme të saj.

Nga veprimet e kryera rezulton se nuk ka persona të lënduar dhe se autorët nuk kanë qëlluar me armë.

Në lidhje me ngjarjen, u ngritën menjëherë pika të shumta kontrolli, në të gjitha akset që lidhin qytetin e Laçit me qytetet e tjera.

Në Laç, kanë mbritur menjëherë Drejtori për Hetimin e Krimeve të Rënda, Drejtori i FLO-së dhe Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit.

Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë shkuar edhe 2 grupe të FNSH-së Tiranë dhe një grup i FNSH-së Shkodër.

Gjithashtu në ndihmë të specialistëve për hetimin e krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë angazhuar edhe ekspertë të hetimit per Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Forca të shumta policie po krehin zonën dhe po vijojnë kontrolle në ambjente ku mund të jenë fshehur autorët dhe mjeti që kanë lëvizur.

Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, deri tani janë kryer një sërë veprimesh në vendngjarje dhe në terren.

Grupi hetimor po sekuestron çdo provë sado të vlefshme që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Njëkohësisht po vijon puna për sekuestrimin e të gjitha kamerave në të gjitha drejtimet që të çojnë në bankën ku ndodhi ngjarja.

Deri tani janë shoqëruar disa persona, si dhe janë kontrolluar  banesa  e garazhe.

Specialistë të bankës qëndrore të këtij filiali po punojnë për përcaktimin e shumës së parave të vjedhura.

Dinamika e hetimeve është në zhvillim e sipër dhe për arsye hetimore nuk mund të bëjmë me dije detaje të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kujdesi i lëkurës pas moshës 30-vjeçare
Previous article Doktorët britanikë tregojnë rastet emergjentë të këtij viti. Ka të bëjë me organin femëror

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT