• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Fatmir Frroku i zuri rrugën mikut të tij, nxori pistoletën dhe e qëlloi, si ndodhi plagosja e djeshme
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Fatmir Frroku i zuri rrugën mikut të tij, nxori pistoletën dhe e qëlloi, si ndodhi plagosja e djeshme

24 November, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e së dielës në kryeqytet ku 40-vjeçari, Marilen Jata u qëllua me armë zjarri dhe mbeti i plagosur.

Përmes një njoftimi zyrtar, blutë e Tiranës bëjnë me dije se falë hetime u bë i mundur identifikimi i autorit të plagosjes së 40-vjeçarit. Mësohet se ka qenë 36-vjeçari Fatmir Frroku, ai i cili rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, në zonë ne Institutit në Tiranë, qëlloi me armë zjarri në këmbë mikun e tij Jata.

Ky i fundit dhe 36-vjeçari kanë qenë shok me njëri-tjetrin, mirëpo prej tre muajsh nuk flisnin me njëri-tjetrit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme ku sapo Jata u fut në rrugicën “Ramadan Citaku”, Frroku i preu rrugën dhe e qëlloi me pistoletë.

Menjëherë pas plagosjes ai u arratis, ndërkohë që 40-vjeçari u dërgua me urgjencë ne Spitali i Traumës ku dhe vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.
Policia po punon për kapjen e Frrokut, ndërkohë që në orët në vijim pritet të merret në pyetje edhe vetë Marilen Jeta me qëllim për të hedhur më tepër dritë lidhur me këtë ngjarje.

“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Jetës, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Ramadan Citaku”, një shtetas kishte plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M. J., 40 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

U bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F. F dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PLOTË/ Kompensim financiar, trupa ushtarakë dhe shkëmbime territoresh, ja çfarë parashikon propozimi europian për paqe në Ukrainë
Previous article PAS PËRMBYTJEVE NIS TËRHEQJA E UJIT NË DISA ZONA/ Si paraqitet situata në Kukës dhe Fier

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT