Zbulohet njeriu kyç që fshihet pas protestës së opozitës që pritet të zhvillohet nesër përpara Parlamentit shqiptar, ndërkohë që brenda saj, është njoftuar të zhvillohet séanca ku veç të tjerash do të zgjidhet edhe Prokurori Përgjithshëm i Përkohshëm i vendit. Ai është Enno Bozdo, sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, i cili edhe ka firmosur e ka paraqitur zyrtarisht pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës kërkesën për tubim në emër të opozitës.
Burimet nga policia i thanë Alepenews.al se në këtë shkresë është specifikuar se vendi i vetëm i protestës, që do të jetë sheshi përpara hyrjes kryesore të godinës ku edhe do zhvillohet seanca plenare e Kuvendit. Mësohet gjithashtu se deri tani LSI nuk ka paraqitur një kërkesë të tillë ose të ngjashme, duke legjitimuar në këtë mënyrë indirekt, edhe unifikimin e opozitës në këtë protestës kundër zgjedhjes së pasaardhësit të Adriatik Llallës në detyrën e Kryeprokurorit të vendit, të cilit I ka përfunduar mandati në datën 7 dhjetor.
Në shkresën që mban firmën e Bozdos mësohet se janë specifikuar edhe këesa të tjera që kërkon ligji për raste te tilla, përfshirë edhe folësit dhe parrullat që pritet të hidhen në tubim. PD dhe LSI mbodhën orët e fundit strukturat e tyre kryesore drejtuese, ku Kryetarët Basha dhe Kryemadhi, deklaruan se duhet që të mos lejojnë kapjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Kryeministri Edi Rama. Sipas tyre, ai kërkon që me këtë vendim të bllokojë hetimin e dosjeve dhe aferave korruptive ku opozita thotë se janë përfshirë një numër drejtuesish socialistë në pushtetin qëndror dhe atë lokal.
Policia e Tiranës mësohet se ka kaluar në gadishmëri me këtë rast, duke rritur dhe përforcuar masat e sigurisë në hyrje daljet e qytetit, por edhe rrotull ambjenteve e institucioneve ku pritet të zhvillohet protesta e mbështetësve dhe e përkrahësve të opozitës.
Alpenews.al


