• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/  Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë, vrasësi doli nga shkurret. Kush ishte objektivi
Home
Breaking News

DETAJET/ Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë, vrasësi doli nga shkurret. Kush ishte objektivi

19 December, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy shqiptarë u eliminuan në Athinë mbrëmjen e së dielës teksa pinin kafe në një lokal në lagjen “Nea Syrni”. Së fundmi janë publikuar detaje të reja nga ngjarja tragjike që tronditi Athinën.

Viktimat janë një 41-vjeçar dhe një 44-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare, por emrat e tyre nuk janë bërë të ditur. Sipas mediave greke, autori i ngjarjes është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Ndërkohë sipas mediave greke objektiv i vrasësit ishte pikërisht 41-vjeçari shqiptar që mbeti i vdekur në vend. Mes të tjerash media greke raportojnë se atentatori kishte qenë në lulishten aty pranë lokalit dhe vëzhgonte zonën, por dhe objektivin e tij. Sipas tyre autori i dinte lëvizjet e shqiptarit dhe po e vëzhgonte i fshehur pas një shkurreje, nga e cila doli papritur dhe qëlloi 6 herë ndaj tavolinës ku ishte objektivi i tij.

41-vjeçari mbeti i vdekur me plumb në kokë. Policia greke dyshon se ai ka qenë objektiv i atentatit. Ndërsa shqiptari i dytë, një 44-vjeçar, vdiq më vonë në spital pasi kishte marrë plumb në bark.

E plagosur mbeti edhe një 31-vjeçare, e cila u qëllua aksidentalisht pasi ndodhej në tavolinën pas viktimave.

Mes rrëmujës, autori u largua me vrap nëpër rrugica. Ai ishte i veshur me xhup të zi me kapuç dhe në fytyrë mbante një maskë anti-covid.

Policia greke thotë se i ka pasur të skeduar të dy shqiptarët, njëri prej të cilëve njihej për grabitje, drogë dhe armëmbajtje.

Policia greke dyshon se atentati është larje hesapesh, ndërkohë që po këqyren kamerat e sigurisë si dhe po analizohet e shkuara e dy viktimave.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË TJERA DETAJE/ U ekzekutua në Greqi, 41-vjeçari shqiptar i dënuar më parë me 7 vite burg për…
Previous article ATENTATI MAFIOZ NË ATHINË/ Kush janë dy shqiptarët që u vranë në mes të lokalit me breshëri plumbash

s.autor

Postime të ngjashme

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare Aktualitet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat Aktualitet

TRAGJIKE/ Ishte duke punuar në arë me babanë, hyn në lum për t’u larë, mbytet 15-vjeçari në Berat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT