• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Zbulohet ku i mbante të fshehura lekët gjyqtari Shkëlqim Miri
Home
Aktualitet
Drejtësi

DETAJET E REJA/ Zbulohet ku i mbante të fshehura lekët gjyqtari Shkëlqim Miri

10 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Shkëlqim Miri, ishte nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda prej të paktën 6 muajash. Ai dyshohet se ka marrë shumën e 30 mijë eurove për të lënë në fuqi vendimin e dënimit që favorizonte një të dënuar për vrasje, të cilit i ishte ndryshuar akuza në plagosje të rëndë me dashje.

Pas hetimeve dhe përgjimeve, prokuroria krijoi bindjen se gjyqtari e kishte marrë këtë shumë parash, pasi vendimi i dhënë prej tij ishte ai që pritej nga familjarët e të dënuarit. Për të provuar këto dyshime, organi i akuzës kërkoi leje nga gjykata për kontrollin e banesës së gjyqtarit Shkëlqim Miri.

Dhe në fakt kontrolli rezultoi efikas, pasi gjyqtarit ju kapën rreth 30 milionë lekë në banesë. Konkretisht atij ju sekuestruan 174 mijë e 810 euro, 1 milion e 149 mijë lekë dhe 1 mijë dollar. Sipas burimeve të policisë mësohet se paratë kanë qenë të futura në një çantë e cila ishte lënë në dhomën e gjumit të gjyqtarit.

Në momentin e sekuestrimit të parave, gjyqtari nuk ka dhënë asnjë deklaratë për policinë, por pas arrestimit ai tha se sasia e eurove ishte e një të afërmit të tij i cili do blinte një banesë. Ky justifikim vjen pas verifikimit të deklaratës që vetë gjyqtari ka bërë pranë institucioneve të “vettingut”, ku nuk ka dhënë asnjë informacion për shumën e parave të sekuestruara në banesën e tij./Mapo.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Shikoni momentin kur Neymar shpërthen në lot si fëmijë
Previous article Ambasadori gjerman në Serbi: Kosova duhet të anëtarësohet në OKB

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Del FOTO e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Del FOTO e makinës që dyshohet se u përdor nga Armand Shaka për transportimin e trupit të 34-vjeçari

"EDI RAMA KA MBARU"/ Paralelisht me Tiranën, protestë masive e shqiptarëve edhe në Milano Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Paralelisht me Tiranën, protestë masive e shqiptarëve edhe në Milano

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT