• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Vrau burrin me 3 plumba në mes të tregut, dëshmia e gruas: S’kisha zgjidhje se…
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ Vrau burrin me 3 plumba në mes të tregut, dëshmia e gruas: S’kisha zgjidhje se…

18 June, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nga Rrësheni në Milot me armën në makinë, 35-vjeçarja ekzekuton bashkëshortin me tri plumba. Si çdo ditë të diel, Kujtim Donaj kishte shkuar në tregun e Milotit për të hapur rrobat e përdorura në tezgën e tij. Por, vetëm pak minuta pasi 42-vjeçari kishte nisur punën, gruaja e tij, Violeta Donaj, 35 vjeçe, pa bërë shumë debat i ka drejtuar pistoletën dhe ka qëlluar mbi të katër herë.

Tre plumba i shkaktuan vdekjen e menjëhershme babait të dy fëmijëve, ndërsa një plumb i katërt bëri rikoshet, duke shkaktuar panik te tregtarët e tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:10 të mëngjesit të së dielës, në tregun e gjësë së gjallë të Milotit.

Sipas Policisë, menjëherë pas ngjarjes autorja e krimit u ndalua në tentativë për t’u larguar nga një polic i burgut të Shënkollit, i cili u gjend rastësisht pak metra larg vendit ku ndodhi krimi i rëndë. E reja u shoqërua në ambientet e komisariatit të Kurbinit, ndërsa policia sekuestroi edhe armën e krimit.

Nga sa mësohet, çifti Donaj nga Rrësheni punonin çdo të diel si tregtarë në tregun e Milotit, ku kishin një dyqan rrobash të përdorura. Pikërisht në këtë vend ndodhi edhe ngjarja e rëndë, zonë kjo tepër e populluar. Sipas të dhënave, Kujtim Donaj kishte shkuar në Milot gjatë ditës së diel para bashkëshortes së tij dhe në momentin e ngjarjes ai po hapte rrobat mbi tezgë për t’i tregtuar.

gruaja-qe-vrau-burrin-ne-kurbin-copy

Në atë kohë është afruar bashkëshortja e tij, e cila ishte e shoqëruar së bashku me kunatën. Menjëherë 35-vjeçarja ka nxjerrë armën pistoletë, që e mbante në çantë dhe qëlloi katër herë në drejtim të bashkëshortit. Ky i fundit gjeti vdekjen e menjëhershme nga plumbat e marrë në gjoks dhe shpatull, ndërsa trupi i pajetë i tij u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore në spitalin e Laçit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e krimit së bashku me 4 gëzhoja. Pas krimit të kryer, 35-vjeçarja ka qenë në një gjendje mjaft të rënduar psikologjike dhe fillimisht nuk ka folur asnjë fjalë para oficerëve të policisë për atë çfarë kishte ndodhur. Pasi është qetësuar, oficerët e kanë marrë në pyetje 35-vjeçaren.

Ajo mësohet të ketë thënë se e ka kryer krimin për shkak të debateve të vazhdueshme që kishte me burrin. “Luante bixhoz, shpenzonte shumë para dhe ishte xheloz për mua, ndaj dhe e vrava, pasi nuk po gjeja zgjidhje tjetër. E kam qortuar disa herë, por ai nuk i merrte në konsideratë fjalët e mia”, mësohet të ketë thënë Violeta Donaj para oficerëve të policisë, të cilët e kanë marrë në pyetje. Nga ana tjetër, ajo nuk ka rrëfyer se ku e ka gjetur armën me të cilën kreu vrasjen e burrit.

Por, dëshmia e saj nuk i ka bindur hetuesit, të cilët pritet të marrin në pyetje edhe familjarë e të afërm të çiftit Donaj. Dëshmia e tyre pritet të jetë me mjaft interes, për të saktësuat shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje të rëndë. Policia bën me dije se 35-vjeçarja Violeta Donaj nuk kishte bërë asnjë herë denoncim në Polici për problemet familjare që ajo kishte. Bashkëshortët Donaj jetonin në qytetin e Rrëshenit dhe kanë dy fëmijë, 8 dhe 14 vjeç. Në momentin e ngjarjes mësohet se fëmijët ishin në banesën e tyre në qytetin e Rrëshenit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEZONI TURISTIK/ Policia merr masa, bllokohen 17 mjete lundruese
Previous article Mourino i fiksuar pas Willian/ Manchester United shokon me ofertën e majme për Brazilianin 

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT