• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Vrasja e dyfishtë për një kafe në Manëz: U përdor pistoletë me mulli, dy viktimat u qëlluan pas shpine
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET E REJA/ Vrasja e dyfishtë për një kafe në Manëz: U përdor pistoletë me mulli, dy viktimat u qëlluan pas shpine

23 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Janë publikuar gjetjet e ekspertizës mjeko-ligjore, si dhe lloji i armëve të përdorura në vrasjen e dyfishtë pas sherrit në lokal në Manzë.

Sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjore, të dy viktimat, Aranit Kurti dhe Flori Paluçi, kanë gjetur vdekjen si pasojë e goditjes me armë zjarri, duke pasur nga një plagë në trup me drejtim hyrje pas shpine.

Në vendngjarje janë përdorur dy armë me kalibra të ndryshëm, ndërsa vetëm njëra është arritur të gjendet në vendin e krimit.

Kjo armë është një pistoletë me mulli, e prodhimit amerikan, dhe sipas pamjeve filmike është përdorur nga Flori Paluçi.

Ndërkohë, në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy fishekë të paplasur, ku njëri është gjetur jashtë lokalit dhe tjetri brenda. Fishekët i përkasin pistoletës me mulli, të përdorur nga Flori Paluçi.

Identifikimi i armëve është bërë përmes një serie pamjesh filmike të sekuestruara nga Policia e Durrësit, e cila ka arritur të ndërtojë dinamikën e ngjarjes dhe ka shpallur në kërkim Daniel Pepën për akuzat e “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.

Duke u bazuar në pamjet filmike, sipas burimeve, Daniel Pepa dhe shoku i tij, Aranit Kurti, kanë shkuar në orët e mesnatës në lokal, ku pasi janë ulur në tavolinë, pranë tyre është afruar kamarieri i lokalit.

Ata kanë porositur kafe, por kamarieri i është përgjigjur se nuk mund t’u shërbente, pasi kishin pastruar dhe fikur ekspresin. Por Daniel Pepa ka këmbëngulur se dëshironte kafe, duke filluar të shajë dhe ofendojë kamarierin.

Në këto momente ka ndërhyrë një klient tjetër që ndodhej në lokal, i quajtur Flori Paluçi. Ky i fundit i ka kërkuar Daniel Pepës që të mos e shante kamarierin, pasi ishte me të në tavolinë.

“…mos e shaj se është me mua në tavolinë…” – i është drejtuar Flori Paluçi Daniel Pepës. Por ky i fundit i është përgjigjur me fjalët “…çfarë ke ti, kamarier je ti apo pronar…”.

Të dyja palët janë përfshirë në konflikt verbal, duke shkëmbyer sharje të ndërsjella, dhe më pas kanë filluar të shtyhen me duar.

Sipas pamjeve filmike të sekuestruara nga policia, shihet se Daniel Pepa së bashku me Aranit Kurtin është larguar nga ambientet e lokalit, por pas disa minutash është kthyer sërish, duke marrë me vete një armë zjarri – pistoletë me mulli.

Me vete, Daniel Pepa ka marrë dhe katër shokët e tij: Ergi Kadiu, Erald Cani, Taulant Beqja dhe Emirjan Beqja, të cilët që prej mbrëmjes së djeshme janë arrestuar nga Policia e Durrësit për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.

Ndërkohë, gjatë kësaj kohe, pamjet filmike të regjistruara nga kamerat e lokalit kanë fiksuar veprimet e Flori Paluçit. Ai duket në filmime që disponon një armë pistoletë me mulli, dhe sipas pamjeve është duke e mbushur me shpejtësi. Një nga plumbat bie në tokë dhe është gjetur i paplasur nga specialistët e Policisë Kriminale të Durrësit.

Ndërkohë, i njëjti kalibër plumbi është gjetur edhe jashtë ambienteve të lokalit, duke u sekuestruar dhe çuar për ekspertizë balistike në laboratorin e Policisë Shkencore.

Gjithmonë duke u referuar pamjeve filmike, policia thotë se i pari që ka qëlluar është Flori Paluçi, i cili ka qëlluar njëherë në tokë. Më pas ka drejtuar armën drejt Daniel Pepës dhe ka hapur zjarr ndaj tij, por pa mundur të vrasë.

Miku i Daniel Pepës, Aranit Kurti, i cili ndodhej shumë pranë Florian Paluçit, e ka goditur me grusht në fytyrë Florian Paluçin dhe ka vrapuar të largohet prej tij.

Por Paluçi ka qëlluar një herë me pistoletë drejt Aranit Kurtit, ku plumbi i ka depërtuar trupin pas shpine dhe i ka prekur zemrën, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Mes kësaj vorbulle të shtënash, Daniel Pepa ka hapur zjarr vetëm një herë dhe ka qëlluar pas shpine Flori Paluçin, i cili, pasi ka kryer disa lëvizje të pavetëdijshme, është rrëzuar dhe ka gjetur vdekjen.

Pas këtyre veprimeve, Daniel Pepa së bashku me Ergi Kadiun, Erald Canin, Taulant Beqjan dhe Emirjan Beqjan janë larguar nga vendi i ngjarjes, për t’u kthyer pas disa minutash sërish në vendngjarje.

Pepa më pas është larguar përfundimisht dhe ende nuk është kapur nga Policia e Shtetit. Për largimin e tij nga vendi i ngjarjes, policia dhe prokuroria e Durrësit kanë ngritur dyshime se mund ta kenë përkrahur katër shokët e tij, të cilët tashmë janë arrestuar dhe proceduar për “Moskallëzim krimi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRANË DHE VARROSËN BABAIN E TYRE/ Jepet VENDIMI për familjen Meta, burg përjetë për...
Previous article RUMI FALTE PRONAT PËR TË EKZEKUTUAR KUNDËRSHTARËT/ Si u bë shoferi i Arian Ndojës pronar i 25 mijë m2 tokë?

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq Aktualitet

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare Aktualitet

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT