Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tentativa për atentat në Berat, ku është gjetur një makinë plot me municione. Makina dyshohet se është marrë me qera në Kavajë.
Ndërsa motori që do të përdornin 3 personat e shpallur në kërkim që dyshohet se janë vrasës me pagesë ishte vjedhur në Kosovë,.
Tre personat e shpallur në kërkim, Hamit Berisha, Arli Shehu, Ermal Gora, janë identifikuar përmes kamerave të një karburanti.
Burime nga Policia e Beratit bëjnë me dije se identifikimi i personave të dyshuar u bë përmes pamjeve të kamerave të sigurisë së karburanti. Ndërkohë grupi i hetimit tregohet i rezervuar në lidhje me personin që ishte objektiv i grupit të vrasësve. Hamit Berisha, Arli Shehu dhe Ermal Gora janë shpallur në kërkim për akuzat “Sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Prodhimi e mbajtje pa leje të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”.


