• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Si “rriteshin” lekët në pemën e Adriatik Llallës. E 14-fishoi pasurinë me një letër “bakalli” (DOKUMENTI)
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ Si “rriteshin” lekët në pemën e Adriatik Llallës. E 14-fishoi pasurinë me një letër “bakalli” (DOKUMENTI)

14 March, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mes dosjes së provave kundër Adriatik Llallës për shtimin e pasurisë,- për shkak se siç tha Departamenti Amerikan i Shtetit, ai ka qenë i zhytur në raste të mëdha korrupsioni gjatë 5 viteve të ushtrimit të detyrës së Kryeprokurorit,- gjen edhe çudira nga ato që as nuk ta rrok dot fantazia.

Shiheni me pak fare vëmendje më të shtuar, këtë letrën e parë të “bakallit” këtu poshtë. Eshtë një shkresë e procesit të rivlerësimit të pronës së ish Kryeprokurorit të Republikës së Shqipërisë. Në pikën 3 të këtij dokumenti, shkruhet: Vlera e kontratës së shitblerjes. Në krah të saj, me shkrim dore është vendosur shifra: 1.500.000 lekë ose 1.5 milionë lekë.

Ndërsa lart, në pikën 1 të shkresës ku thuhet: Vlera e tregut e pasurisë sipas eskpertit të vlerësimit të pasurisë, në kuadrat kemi shifrën: 21.000.000 lekë ose njëzetenjë milionë lekë. Pra vetëm me anë të kësaj shkrese, me një të rënë të lapsit, vlera e vetëm njërës prej pronave të Llallës është rritur me 14 herë dhe nga 1.5 milionë lekë pas kësaj ajo bëhet plot 210 mijë dollarë.

Pas këtij formulari çudibërës që duket si pema magjike ku rriten lekët e ish Kryeprokurorit, është një shkresë tjetër e vogë, ku sqarohet në mënyrë telegrafike se për çfarë bëhet fjalë.

Kemi të bëjmë në këtë rast për transaksionin e shitblerjes së një ullishte prej 3 000 metrash katrorë, nga një vrasës, tek Kryeprokurori i Republikës dhe nga Kryeprokurori më pas tek një biznesmen.

Nga 1.5 milionë që e blen me letra këtë ullishtë në periferi të Tiranës, Llalla, ia rivlerëson vetes në 210 mijë dollarë dhe pas kësaj ia shtet një biznesmeni pranë tij, për 250 mijë euro.

Kaq e thjeshtë. Pyetja që lind pas kësaj është: Po ju pse nuk bëheni dot miliarderë si z. Llalla kur gjërat qenkan kaq të thjeshta në këtë jetë?!!!

Përgatiti: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bayern Munich kalon në epërsi ndaj Besiktasit
Previous article Gol në “Niko Dovana”, Teuta merr avantazhin kundër Skënderbeut

Redaktor2

Postime të ngjashme

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit Aktualitet

KULTIVONIN KANABIS/ Në kërkim babë e bir, procedohen 63-vjeçarja dhe kryeplaku i fshatit

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër Aktualitet

KONFLIKTE PËR MOTIVE TË DOBËTA/ Arrestohen 3 persona në Tiranë, në kërkim një tjetër

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË MIRDITË/ Plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT