• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Pse u qëllua me armë ndaj 28-vjeçarit në Mat. Zanafilla nga një sherr në Gjermani
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET E REJA/ Pse u qëllua me armë ndaj 28-vjeçarit në Mat. Zanafilla nga një sherr në Gjermani

5 July, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ngjarja e një nate më parë në Mat, ku mbeti i plagosur rëndë një 28-vjeçar dhe u shpall në kërkim autori, 32 vjeç, nuk ishte rastësi. Zanafilla e konfliktit është shteti gjerman.

Rreth një vit më parë, një shqiptar plagoset rëndë me thikë nga bashkëkombasit e tij. Shkak dyshohet të jenë bërë prishjet e pazareve të drogës. Por çfarë e lidh të plagosurin Enrik Metra me këtë histori? Pse Hektor Xheçuka qëlloi në drejtim të tij?

Metra ka jetuar më parë në shtetin gjerman, por në kohën kur ndodhi plagosja e vëllait të Xheçukës, ishte në Shqipëri. Megjithatë, autori i ngjarjes së mbrëmshme pretendonte se Metra kishte dijeni për personat që i plagosën rëndë të vëllain.

Pasi kanë debatuar disa minuta brenda lokalit në Mat, ata janë zhvendosur jashtë. Fillimisht ka pasur një përplasje fizike e më pas Xheçuka e ka qëlluar, duke e plagosur rëndë.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar para grupit hetimor se Metra i thoshte Xheçukës që nuk kishte dijeni për historinë e të vëllait, sepse ka qenë në Shqipëri.

Duket se kjo përgjigje nuk i ka pëlqyer dhe i mosbindur, ai ka qëlluar. Më pas është larguar në drejtim të paditur, por kamerat e sigurisë së lokalit dhe përshkrimet e dëshmitarëve e identifikuan në kohë rekord.

Por kush është Hektor Xheçuka, personi i shpallur në kërkim për plagosjen e Enrik Metrës?

Një emër mjaft i njohur për drejtësinë dhe policinë. Mbi Xheçukën rëndojnë disa akuza si ajo e tentativës për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe përfshirje në grupe kriminale.

Për këto vepra është dënuar disa herë dhe disa herë të tjera është shpallur në kërkim. Por si shpeshherë, edhe Hektor Xheçuka bën pjesë në grupin e personave të botës së krimit, që në një mënyrë apo në një tjetër bindin organet e drejtësisë dhe i shpëtojnë qelisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MANDZUKIC NJOFTON LARGIMIN NGA SKUADRA ARABE/ Seria A mbetet destinacioni më i mundshëm për kroatin
Previous article FORMULA 1/ Bottas fiton garën, Leclerc fatlumi i madh. Hamilton shkatërron gjithçka

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin Aktualitet

DHUNA NË PROTESTA/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI) Aktualitet

VRASJA E SHQIPTARIT NË SELANIK/ Arrestohet pas 6 vitesh 26-vjeçari nga Korça! Si u zbulua i kërkuari ndërkombëtar (EMRI)

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ Makina del nga rruga dhe përplas për vdekje 67-vjeçaren në trotuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT