Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Një person është futur i armatosur në ambientet e gjykatës dhe ka qëlluar me armë në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe as gjendja e gjyqtarit. Autori është vënë në pranga dhe i është sekuestruar edhe arma.
Burimet i thanë Report Tv se të plagosur kanë mbetur edhe 2 persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


