Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me bazën e prostitucionit homoseksual që u zbulua në Tiranë.
Guzman Gil Raibel Joisquel dhe Daniele De Carli nga Venezuela ushtronin prostitucion në vendin tonë, duke lënë takime me klientët nëpërmjet një faqeje online. Por Shqipëria nuk ishte vendi i vetëm ku ata kryenin këtë aktivitet, pasi mësohet se shëtisnin në shtete të ndryshme të botës, duke kontaktuar klientë të ndryshëm. Së fundmi kishin zgjedhur edhe Shqipërinë.
Një klient i tyre italian i kishte denoncuar në polici pasi ata e detyruan të kryej marrëdhënie seksuale pa mbrojte, çfarë ka çuar në ndërhyrje të policisë dhe në zbulimin e rrjetit të prostitucionit. Në celular atyre u janë gjetur rreth 60 numra shqiptarësh, klientë të mundshëm.


