Zbardhen detaje të reja nga rasti i farmacistes 44-vjeçare të prekur me Covid, e cila ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spitalin Infektiv.
Dyshohet se ajo bashkë me nënën dhe motrën e saj janë infektuar në një festë familjare që kanë zhvilluar në Durrës fundjavën e shkuar.
Të infektuar kanë rezultuar edhe disa të afërm të tjerë të saj, të cilët nuk kanë pasur simptoma të rënda. Kurse motra e saj vijon të jetë e shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi ku është dhe e intubuar, sipas abc news.


