• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Mesazhet ngacmuese në celularin e gruas shkak i vrasjes së rëndë në Durrës
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ Mesazhet ngacmuese në celularin e gruas shkak i vrasjes së rëndë në Durrës

20 July, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Xhelozia dyshohet të jetë shkak i krimit në familje në Spitallë të Durrësit, ku burri vrau me thikë gruan e tij, dhe pasi u largua me makinë nga banesa u vetëmbyt në det, në plazhin “Rinia”. Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht se burri, Adriatik Kuka 37-vjeç ka pasur dyshime se gruaja e tij komunikon me telefon me një mashkull, dhe për këtë arsye ka shkuar deri aty sa i ka kontrolluar edhe telefonin. Në celularin e gruas së tij, Hazbije Kuka 36 vjeç e cila u vra dje me thikë ne zemër nga bashkëshorti, ku i fundit ka parë thirrje dhe persona nga një numër i panjohur për të, mbi të cilat ka filluar të dyshojë se gruaja ka një lidhje jashtëmartesore dhe e tradhton. Këtu kanë nisur sherret në familje. Aq të shpeshta saqë gruaja tre ditë para krimit, është detyruar të shkojë në policinë e Durrësit dhe të bëjë një kallëzim, se burri e kërcënon. Por në të njëjtën ditë, edhe burri i është kundërpërgjigjur me një kallëzim, duke thënë se dikush i ngacmonte gruan me mesazhe dhe telefonata në celularin e saj.

Por pavarësisht këtyre kallëzimeve, dhe dijenisë që policia kishte për situatën, nuk ishte marrë asnjë masë. Ditën e djeshme sherri i tyre ka kulmuar,dhe Adriatik Kuka ka marrë thikën duke e qëlluar një herë në zemër gruan, në sy të djalit të tyre të vetëm 8-vjeçar. Pas krimit të rëndë, 37-vjeçari mori makinën dhe u largua, ndërsa këtë mëngjes policia e gjeti të mbytur në det, në sektorin “Rinia” në Durrës. Ai dyshohet të jetë vetëmbytur në orët e mbrëmjes.

Policia kishte ngritur patrulla për të bërë të mundur kapjen e vrasësit të gruas, por 37-vjeçari u gjet nga efektivët i pajetë. Dyshimet janë që ai të jetë vetëvrarë në kushtet e gjendjes së rënduar psikologjike pas aktit të rëndë të vrasjes së bashkëshortes së tij.

Rreth orës 07:30 të mëngjesit, policia gjeti pranë plazhit automjetin me të cilin autori u largua dje nga banesa pasi vrau gruan, në lagjen 15 të Durrësit.

“Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes”, thuhet në një njoftim paraprak të policisë. Dyshohet që burri të jetë vetëmbytur që në orët e mbrëmjes së djeshme. Priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa paraprakisht dyshohet që burri të ketë qenë i dehur dhe ka hyrë në det, ose një pistë tjetër është se mund të ketë pirë ndonjë helm dhe më pas ka hyrë në ujë.

Ishte djali 8-vjeçar i çiftit, i cili pasi pa skenën makabër njoftoi dajën. 36-vjeçarja u dërgua në spital nga vëllai i saj, por edhe pas ndërhyrjes së mjekëve ajo nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Gruaja kishte 2 muaj që kishte filluar punë në një çerdhe publike në lagjen numër 18.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E GJYKUAN PËR KLIPIN E RI/ Enca ju mbyll gojën të gjithëve me këto fjalë (VIDEO)
Previous article PERFORMANCË E VEÇANTË/ Artistja shqiptare mahnit publikun amerikan (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT