• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DETAJET E REJA/ Letra e Adriatik Llallës për Kongresin Amerikan: PESE shqiptarët e Soros që bënë Reformën në Drejtësi!
Home
Shqipëri

DETAJET E REJA/ Letra e Adriatik Llallës për Kongresin Amerikan: PESE shqiptarët e Soros që bënë Reformën në Drejtësi!

11 April, 2018 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Shqipëri

Në letrën që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i dërgoi Nënkomisionit të Kongresit Amerikan për Europën dhe Azinë, zbulohen detaje të tjera të konfliktit të tij me ambasadorin Donald Lu. Ish-kryeprokurori rreshton një sërë emrat të konstitucionalistëve që hartuan draftin e parë të Reformës në Drejtësi, të cilët sipas tij, janë sponsorizuar nga miliarderi Xhorxh Soros.

Në letrën drejtuar Nënkomisionit të drejtuar nga kongresmeni Dana Rohrabacher, mes të tjerash, Llalla tregon versionin e tij se si ambasadori amerikan Donald Lu ka kërkuar arrestimin e Ilir Metës, ka shantazhuar deputetë me mesazhe telefonike, dhe ka vepruar në të njëjtën linjë me Edi Ramën dhe Fondacionin Soros lidhur me hartimin e Reformës në Drejtësi.

Përfshirja formale e “Soros”

Grupi i Lartë i Nivelit të Ekspertëve ishte ngarkuar me hartimin e projektligjeve kushtetuese dhe ligjore, të cilat pastaj do të shqyrtoheshin nga deputetët e Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi.

Që prej fillimit të punës së ekspertëve të nivelit të lartë u konstatua se opinionet e paraqitura nga shumica e juristëve me përvojë dhe përfaqësuesit e institucioneve në këtë grup, nuk u vlerësuan nga një pjesë më e vogël e grupit. Në të vërtetë, pavarësisht nga numri i konsiderueshëm i ekspertëve, vendimarrja në lidhje me opinionet që duheshin paraqitur në Komisionin Parlamentar u përgatitën vetëm nga pesë ekspertë. Ky grup i vogël, i cili kishte mbështetjen e plotë të kreut të këtij Komisioni Parlamentar, përbëhej nga:

1.- Kristaq Traja, i cili i ishte bashkangjitur Komisionit si ekspert i Fondacionit Soros në Shqipëri.

2.- -Aurela Anastasi, Drejtoreshë Ekzekutive e Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare, e mbështetur nga Fondacioni Soros.

3.- Sokol Sadushi, anëtar i disa organeve të disa organizatave jofitimprurëse, duke përfshirë Fondacionin Soros. I afërm i kryetarit të Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj.

4.- Genti Ibrahimi, avokat, botues i publikimeve ligjore, i mbështetur në të gjitha rastet nga Fondacioni Soros. Bashkëshorti i një zyrtareje të rëndësishme të misionit OPDAT dhe gjithashtu i afërm i Ministres shqiptare të Mbrojtjes, e cila është figurë e rëndësishme në Partinë Socialiste. (Është e rëndësishme të theksohet se lidhja famlijare në një vend me popullsi rreth 2 milion banorë, ka ndikim të fortë)

5.- Rainer Deville, avokat gjerman, shefi i misionit EURALIUS në Tiranë. Për të krijuar një provil të qartë për zotin Deville, mund të citohet një deklaratë publike e paraqitur në nëntor të vitit 2015. (cit.: “Përhapja e korrupsionit në Shqipëri është shumë e madhe, zgjidhja e parë do të ishte largimi i të gjithë prokurorëve dhe gjykatësve, për t’i zëvendësuar me njerëz të rinj në të gjithë sistemin, por kjo është e pamundur. Nuk ka më tolerancë ndaj korrupsionit. Çdokush i prekur nga korrupsioni duhet të largohet nga detyra para Reformës në Drejtësi…”)

Angazhimi i këtij grupi të vogël ekspertësh, në mungesë të plotë transparence, nxiti reagim negative të anëtarëve të tjerë të Grupit të Lartë të Nivelit të Ekspertëve, i cili bojkotoi takimet e punës. Gjithashtu, opozita parlamentare shprehu publikisht mospëlqimin e kësaj sjelljeje nga ekspertët, të cilët i quajti “të favorizuar” nga shumica e ekspertëve.

Një figurë e rëndësishme diplomatike u shfaq në publik në mbështetje të këtij “grupi të vogël”, ishte ambasadori amerikan, Donald Lu.

Duke përfituar nga kjo mbështetje diplomatike, Kryetari i Komisionit Parlamentar, Fatmir Xhafaj, kërkoi ndihmë zyrtare nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur Soros për Shqipërinë. Komisioni, me propozimin e deputetit socialist Xhafaj dhe vetëm votat e ligjvënësve të majtë në përbërjen e tij, miratoi vendimin e Komisionit nr.5, datë 22.12.2014, “Për veprimet përgatitore për mbështetjen e veprimtarisë së Komisionit Special nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë Soros”. Me këtë vendim, Komisioni i Posaçëm vendosi t’i drejtohej me letër zyrtare Fondacionit Soros, ku kërkohej bashkëpunim në bazë të interesit të shprehur nga krerët e Fondacionit për të mbështetur veprimtarinë e Komisionit për Reformën në drejtësi. Në këtë mënyrë, Fondacionet Soros u përfshinë zyrtarisht në hartimin e Reformës në Drejtësi.

“Soros” dhe ambasadori Lu

Përfshirja formale e Fondacionit Soros në veprimtarinë e Komisionit për Reformën në Drejtësi filloi të ketë efekte publike. Një sërë anketimesh nga organizatat joqeveritare nën varësinë e Sorosit, një fushatë ndërgjegjësimi që synonte denigrimin e të gjithë trupit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, u shfaq intensivisht në hapësirën publike shqiptare. Ambasadori Lu ishte i pranishëm në pothuajse çdo veprimtari të OJQ-ve që vepronin nën çadrën e Sorosit.

Mediat dhe fushatat publike të organizuara nga Fondacioni Soros, me praninë e diplomatit Lu, u orientuan gjithashtu në krijimin e imazhit që opozita e krahut të djathtë dhe një pjesë e koalicionit të majtë, ishin kundër Reformës në Drejtësi. Qëllimi i këtyre aranzhimeve ishte krijimi i perceptimit se forca kryesore drejtuesve për realizimin e Reformës në Drejtësi ishte Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste që ai udhëheq. Këto fushata me burime të forta financiare gjithashtu synonin të krijonin perceptimin se një nga kundërshtarët e Reformës në Drejtësi ishte Kryetari i Parlamentit, z.Ilir Meta, njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, aleati kryesor qeverisës i kryeministrit socialist.

Në prill të vitit 2015, ndërkohë që puna në Komisionin e Reformës në Drejtësi u pasua nga mungesa e transparencës, ambasadori amerikan Donald Lu ishte i pranishëm në një takim me gjyqtarët dhe prokurorët për të diskutuar ndryshimet në sistemin e drejtësisë.

Z. Lu nuk i rezervoi kritikat e hapura kundër sistemit të drejtësisë, por, nën justifikimin se kishte një axhendë të zënë, u largua nga takimi pasi gjykatësit dhe prokurorët haptazi shprehën pyetjet e tyre lidhur me këtë iniciativë jo transparente.

Gjitashtu, prokurorët e përfshirë në Grupin e Lartë të Nivelit të Ekspertëve, si dhe të tjerët në takime të ndryshme konsultative, kanë kërkuar nga Donald Lu që të mbështesë transaprencën gjatë diskutimeve mbi reformimin e sistemit të drejtësisë. Këto kërkesa nuk u vlerësuan nga ambasadori Lu.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Historia/ Ibra për pak u vra nga shoku i ekipit te Ajaksi
Previous article HAKERAT i vjedhin faqen Armina Mevlanit. Ajo ka diçka për t'ju thënë (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO) Aktualitet

TRAFIKIMI I 50 TON KOKAINË/ Mes 10 emrave të goditur nga SPAK, kush është “Fantazma e drogës” Armando Pacani (FOTO)

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave Breaking News

INTERVISTA E PLOTË/ Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT