• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Klevis Kapllani u ekzekutua me armë në makinë, zbardhet vrasja e shokut të Nuredin Dumanit
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ Klevis Kapllani u ekzekutua me armë në makinë, zbardhet vrasja e shokut të Nuredin Dumanit

31 July, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhet vrasja e Klevis Kapllanit, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në makinë në Rrogozhinë. Ngjarja ndodhi në shtator të vitit 2020. Vrasja në fjalë u zbardh pas hetimeve të SPAK, ndërsa ky i fundit lëshoi sot mbi 35 urdhër-arreste. Përveç kësaj ngjarje, janë zbardhur edhe disa krime të tjera.

Kapllani ishte shok i Nuredin Dumanit, një prej të penduarve të drejtësisë që ka çuar në zbardhjen e shumë krimeve me rrëfimeve të disa bandave në vend.

Dumani dhe Klevis Kapllani, janë nga i njëjti fshat, Sinaballaj dhe para se i penduari i drejtësisë të arrestohej nga policia, ata shoqëroheshin bashkë në publik.

Kapllani dyshohej si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në Elbasan dhe Peqin.

Lidhjet me personazhet e botës së krimit
Pas vrasjes së tij, grupi hetimor sekuestroi kamera të sigurisë pranë banesës së 33-vjeçarit dhe mori në pyetje familjarë të viktimës. Nga këqyrja e kamerave, rezultoi se në ditët e para të shtatorit, 33-vjeçari kishte strehuar personin e rrezikshëm që i fshiheshin drejtësisë. Gjithashtu u ngritën dyshime se Klevis Kapllani kishte bashkëpunuar me Nuredin Dumanin, për disa ngjarje kriminale të ndodhura në trekëndëshin Elbasan-Durrës-Rrogozhinë. Përveç strehimit Klevis Kapllani dyshohet se e ka ndihmuar edhe me transport pasi në të paktën një rast makina e autorëve të një vrasjeje në Durrës është djegur rreth 2 kilometër larg banesës së tij.Dyshimet në lidhje me përfshirjen e 33-vjeçarit Klevis Kapllani në aktivitete kriminale në Shqipëri përveç precedentëve për trafik droge në Itali forcohen edhe më tej për faktin se 3 ditë para vrasjes, ai u ka dhënë mjetin e tij ‘Audi Q7’ në përdorim personave ende të paidentifikuar me të cilët kishte rënë dakord për t’ia kthyer më datë 14 shtator. Vetëm një ditë më pas ai u gjet i ekzekutuar me breshëri plumbash në rrugën pranë shtëpisë. Sipas dyshimeve të policisë në atë kohë, Nurdin Dumani ka eliminimuar bashkëpunëtorin e tij, për të zhdukur çdo gjurmë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NDAJ GJON MENËS/ GJKKO dënon me 25 vite burg Gjergj Cukalin
Previous article ZJARRET NË LEZHË/ 300 efektivë të FA dhe 100 forca bashkiake të angazhuar për shuarjen e flakëve

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete Aktualitet

PROTESTË E PARALAJMËRUAR NESËR PARA KUVENDIT/ Aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT