• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Katër akuzat që po shkruhen mbi fletë arrestin e ADRIATIK LLALLES. Çfarë fsheh superdosja me Numër 447
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ Katër akuzat që po shkruhen mbi fletë arrestin e ADRIATIK LLALLES. Çfarë fsheh superdosja me Numër 447

15 April, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla është në prag të arrestimit. Burime nga organi i akuzës për Vizion Plus nuk e mohuan faktin se në ngarkim të Llallës pritet që shumë shpejt te dorëzohet urdhër-arresti, banuar ne 4 akuzat për të cilat Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet.

Ky lajm vjen në kohën kur përplasja Llalla-Lu është rikthyer dhe njëherë në qendër të vëmendjes, pas akuzave dhe kundërakuzave të hedhura nga të dy.

Prej kohesh ambasadori amerikan Donald Lu ka mbajtur nje qëndrim te ashpër dhe kritikues ndaj Adriatik Llallës, te cilin e ka akuzuar publikisht si personi qe ka dashur te pengoje reformën ne drejtësi.

Por akuzat kaluan ne nje tjetër nivel dhe nuk mbetem ne vetëm ne kuadrin e personit anti-reforme. Ato u formësuan pas vendimit te Departamentit Amerikan te Shtetit, i cili e shpalli non grata Adriatik Llallën, si person i përfshire ne afera te mëdha korruptive.

Përplasjet vijuan pas publikimit te letrës qe Adriatik Llalla, gjate kohës kur ishte Kryeprokuror i kishte drejtuar Kongresit Amerikan. Nder te tjera ai akuzonte Ambasadorin Lu se i kishte kërkuar nominalisht, arrestimin e Ilir Metës.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Ambasadorit te Shteteve te Bashkuara ne Tirane, i cili i cilësoi si gënjeshtra keto pretendime me argumentin se Adriatik Llalla i trembet arrestimit për korrupsion.

Por debati Lllalla-Lu nuk u mbyll me kaq. Një ditë më parë, me ane te një deklarate per mediat, ish-kryeprokurori lëshoi serish akuza ndaj diplomatit amerikan, duke u shprehur se ai ka marrë rolin e prokurorit, gjykatësit dhe te jurisë, duke e shpallur ate si fajtor per korrupsion, ne kohen kur, sipas vete Llallës, ndaj tij nuk ka asnjë prove.

Lllalla kërkoi nga Lu qe te heqë dore menjëherë nga abuzimi me pushtetin dhe ndërhyrjen ne punët e sistemit te drejtësisë shqiptar.

Ndërkohë, Prokuroria e Durrësit e ka nisur procedimin penal ndaj Llallës në 15 mars 2018. Dosja me numrin 447 përmban 4 veprat penale: Deklarimi i rremë i pasurisë, mosdeklarimi i shumave të të hollave ne kufi, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe shpërdorim detyre.

Pas përfundimit të hetimeve paraprake, dosja e ish Kryeprokurorit nga Prokuroria e Durrësit i ka kaluar tashmë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për kalimin në fazën e ekzekutimit të konkluzioneve hetimore. Sipas një vendimi të fundit të Gjykatës së Lartë, për një nivel të caktuar zyrtarësh apo ish zyrtarësh të lartë, çështjet e tyre trajtohen nga Prokuroria për Krimet e Rënda.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Akuzat për Bayern Munchen, Hoeness ia plas në fytyrë Bobic
Previous article “Fol kryeministër, boll u frikësove”, LSI thirrje Ramës të reagojë për bombardimet në Siri

Redaktor1

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT