• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Hetimet për DENTISTEN seksi “2 milionë euro”. Zbulohet viktima e re, një biznesmen (MASHTRIMI)
Home
Ekskluzive

DETAJET E REJA/ Hetimet për DENTISTEN seksi “2 milionë euro”. Zbulohet viktima e re, një biznesmen (MASHTRIMI)

26 February, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Olesia Duka, 38 vjeç, stomatologe e njohur në Tiranë, por edhe në fushën e bamirësisë, është arrestuar nga policia me vendim gjykate. Masa e sigurisë u shpall pas dyshimeve se, përmes mashtrimit, stomatologja i ka marrë një biznesmeni shumën prej 900 mijë eurosh. 

Çfarë ndodhi: Ajo u kap në Tiranë, pas masës së arrestit në mungesë të dhënë nga Gjykata e Durrësit, me kërkesë të Prokurorisë.

Stomatologia u denoncua në polici në 27 Janar nga biznesmeni me inicialet I.H, i cili pretendonte se ajo i kishte zhvatur paratë nëpërmjet mashtrimit.

Sipas tij, dentistja i kishte thënë se kërkonte të blinte pajisje për disa nga klinikat e saj dentare në kryeqytet.

Pre e këtij mashtrimi sipas hetuesve dyshohet të kenë rënë përgjatë viteve edhe persona te tjerë.

Çfarë iu gjet: Prokuroria ka vendosur sekuestro ne 4 apartamente te 38 -vjeçares në Tiranë dhe 1 në Durrës. Vlera e tyre përllogaritet në 300 mijë euro.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto banesa, policia gjeti disa blloqe ku stomatologia mbante shënim borxhet e marra. Po ashtu u sekuestrua edhe 1.5 kilogram kanabis, që ajo më vonë tha se e kishte për perdorim vetjak.

Sot: Zbardhet skema se si i mashtronte biznesmenët, stomatologia nga Tirana Olesia Duka. 38-vjeçarja krijonte marrëdhënie të afërta me biznesmenët dhe më pas u kërkonte atyre që të këmbente lekët në euro.

Pikërisht duke bërë këmbimin e parave nga lek në euro, Olesia Duka ka mashtruar biznesmenët pasi u jepte më pak lek, në krahasim me eurot që u jepnin ata. Mes personave të mashtruar është edhe Idlir Hoxha, i cili kishte një agjenci udhëtimi si dhe një pikë për këmbimin e parave në Durrës dhe i kishte dhënë 38-vjeçares rreth 900 mijë euro.
 Biznesmeni

Shtetasja e dyshuar Olesia Duka me banim në Tiranë dhe administratore e një subjekti tregtar në fushën e stomatologjisë i është prezantuar shtetasit të dëmtuarit si mjeke e cila kishte në pronësi disa klinika dentare dhe konkretisht tetë klinika nga të cilat grumbullonte të ardhura të shumta në Lek dhe i duhej valutë në Euro me qëllim blerjen e materialeve të shtrenjta për këtë fushë.

Aktiviteti i kryer midis të dëmtuarit dhe të dyshuarit ka konsiston ne këmbimin e parave midis tyre dhe gjatë një periudhe relativisht të shkurtër janëkrijuar diferenca të qëllimshme nga ana e autorit të veprës penale, ku fillimisht në ditët e para të aktivitetit ka sjellë para në Lekë dhe ka marrëkundërvleftën në Euro në mënyrë të përpiktë dhe më pas nisur nga besimi i krijuar nga ana e të dëmtuarit ajo ka sjellë Lekë më pak sesa Eurot që kërkonte e që merrte duke krijuar kështu për një periudhë rreth dy mujore një diferencë shumë të lartë”, thuhet në dokumentin e Prokurorisë, i cili shpjegon skemën e mashtrimit.

Pavarësisht se i mashtronte Olesia Duka u thoshte biznesmenëve se do t’jua kthente pas paratë pasi xhironte shuma të mëdhas në 8 klinikat e saj. Prokuroria thotë se biznesmenët mashtroheshin pasi 38-vjeçarja u tregonte disa reklamime në media që ai kishte bërë, por edhe fushata bamirësie ku ajo kishte marrë pjesë.

Ndërkohë pas biznesmenit Idlir Hoxha, 6 persona të tjerë kanë denoncuar stomatologen Olesia Duka për mashtrime. Burimet thanë nga Policia e Tiranës thanë se ditën e sotme janë paraqitur disa persona të tjerë, mes tyre edhe biznesmeni me incialet R.ZH.

Ai ka denoncuar se Olesia Duka i ka marrë 30 mijë euro dhe nuk ja ka kthyer. Denoncimet janë bërë pranë krimit ekonomik në Tiranë dhe pritet t’i bashkohen hetimeve që po kryen Prokuroria e Durrësit. Olesia Duka akuzohet për mashtrim ndaj disa personave.

Jeta mes luksit e Olesias:

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hoteli i preferuar i Jennifer Lopez në Dubai kushton sa “qimet e kokës”
Previous article Zyrtare: Carrasco e Gaitan transferohen në Kinë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ÇFARË NDODHI MBRËMË NË SARANDË? MISTERET e një atentati, kush është shënjestra Thimjo Rubati, e kaluara në Greqi dhe lirimi nga burgu... Aktualitet

ÇFARË NDODHI MBRËMË NË SARANDË? MISTERET e një atentati, kush është shënjestra Thimjo Rubati, e kaluara në Greqi dhe lirimi nga burgu...

DETAJET E REJA/ Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses në Korçë, vihet në pranga 37-vjeçari Aktualitet

DETAJET E REJA/ Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses në Korçë, vihet në pranga 37-vjeçari

KTHJELLIME DHE MASA AJRORE TË NXEHTA/ Parashikimi i motit për sot Aktualitet

KTHJELLIME DHE MASA AJRORE TË NXEHTA/ Parashikimi i motit për sot

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT