• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ 15 vjet më parë. Kur bashkëshorti i Rovena Gashit, ishte një prokuror “me duar në xhepa” (DOKUMENTI)
Home
Uncategorized

DETAJET E REJA/ 15 vjet më parë. Kur bashkëshorti i Rovena Gashit, ishte një prokuror “me duar në xhepa” (DOKUMENTI)

13 March, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Uncategorized

Dritan Gina, ish Kryeprokurori i Qarkut të Elbasanit në periudhën e “artë” kur Prokurorinë e Përgjithshme e drejtonte bashkëshortja e tij Rovena Gashi dhe Adriatik Llalla, mësohet se 15 vjet më parë ka qenë ndoshta një nga të vetmit zyrtar të shtetit shqiptar që nuk ka patur asgjë për të deklaruar.

As pasuri, as prona, as para, as sende me vlerë, as binzese apo gjëra të tjera që janë detyrim për ti shkruar në formularët e institucionit që në atë kohë quhej Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe i Kontrollit të pasurive.

Alpenews.al i zotëron të gjitha deklaratat e pasurisë së dorëzuara prej tij që nga vitit 2003 e deri më sot, sikundër edhe të bashkëshortes së tij Rovena Gashi. Gjenden shumë gjëra interesonte në to.

Por, ajo më e veçanta ndodhet në fletën e dytë. Thjeshtë një faqe deklarimi bosh dhe një vizë diagonale si për të thënë që skam asgjë për të deklaruar. Si ajo fletë bosh janë edhe nja 6 a 7 të tjera, derisa shkohet në fund të deklarimit, në fletën nr.9 ku shkruhet se Prokurori i Prokurorisë së Lushnjes në atë kohë Dritan Gina, kishte vetëm 185 mijë lekë për të deklaruar dhe nga ato, disa i kishte borxh, siç edhe shkruan në kolonën tjetër.

Pra 15 vjet më parë bashkëshorti i zonjë Gashi, ka qenë thjeshtë një prokuror me duar në xhepa. Ndësa sot bashkëshrotja e tij, personazhi më i përfolur i medias për shkak se është në qendër të skandalit të mosdeklarimit të të paktën 16 pronave, një pallati në plazh, 14 apartamenteve tek Shkembi i Kavajës dhe i dy godinave biznesi, ku vetëm njëri është rreth 4000 metra katrorë ndërtim dhe 2000 metra tokë në një vlerë që i kalon 2 milionë eurot.

Kjo është metamorfoza që ka pësuar familja e çiftit më të përfolur të prokurorëve në Shqipëri. Nga zero tek miliona eurot për të cilat ish ministri i Drejtësisë tha se janë marë nga krimi i organizuar në kompensim të mbylljes së dosjeve për ta.

Por, mos ia hajmë hakun më kot: Të paktën 15 vjet më parë, ndryshe nga z. Gina, zonja Gashi siç u mësua nga një shkrim tjetër, atë kohë i kishte 10- 15 metra katrorë të një shtëpie 2+1 (i takonin 20% e saj) dhe shkonte në punë me një “Fiat Punto”.

Ndërsa sot, z. Gina sipas asaj që kanë shkruar gazetarët, vetëm një orë që mbante në dorë rastësisht ditën kur e kanë filmuar mediat, kushtonte 10 500 euro…

Përgatiti: Alpenews.al 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shpëtim Duro: U kërkoj falje tifozëve, Flamurtari do të reagojë shpejt
Previous article 613 KG KOKAINË/ Arbër Çekaj pa adresë, dështojnë kontrollet në Gjermani

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT