• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ “1000 euro gjeji ku të duash deri nesër”, kur Altin Çoku kërcënonte mjekun e tij
Home
Breaking News

DETAJET E REJA/ “1000 euro gjeji ku të duash deri nesër”, kur Altin Çoku kërcënonte mjekun e tij

14 February, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria e Tiranës do të kërkojë arret me burg për Altin Çokun tha gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha duke i adresuar akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”.

Sipas dosjes së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Çoku, i cili u arrestua disa ditë më parë, pas vetëvrasjes së 27-vjeçares Isabela Abedini rezulton i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2015.

Ai ka kërcënuar me jetë mjekun e tij G.S. në vitin 2014.

“Në muajin Qershor të vitit 2014, i pandehuri Altin Çoku i ka shkuar  në zyrë dhe i ka kërkuar lekë për të mjekuar gocen e tij dhe për ti’a dhënë avokatit për një cështje që kishte. Disa herë Altini ka i kërkuar para shtetasit G. S. edhe nëpërmjet mesazheve telefonike. Kallëzuesi në deklarimet tij s’qaron se shtetasit Altin Çoku i ka dhënë në mënyrë të vazhdueshme lekë në sasi të ndryshme, në një vlerë totale prej 4 mijë euro, i detyruar për shkak të kërcënimeve të herë pas hershme.”

Në dosje thuhet “Se  me datë 27.03.2015, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,Tiranë, ka paraqitur për gjykim çështjen penale kundër të pandehurit Altin Çoku, duke e akuzuar për kryerje të veprës penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e  pasurisë”, vepër e parashikuar nga neni 109, gërma “b”/1 i Kodit Penal. Kërkesa për gjykimin e procedimit penal nr.345, viti 2014, ndaj të pandehurit Altin Çoku, është regjistruar më datë 27.03.2015, në Gjykatën për Krime të Rënda Tiranë dhe më datë 02.04.2015, është marrë në dorëzim nga gjyqtarja e caktuar me short. Në zbatim të nenit 333 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore u caktua në datën 24.04.2015, duke u siguruar palëve afatin e nevojshëm të parashikuar në nenin 333/2 të K.Pr.Penale”.

“Duke iu referuar akteve dhe provave të shqyrtuara rezulton se, i pandehuri Altin Çoku, i ka kërkuar të dëmtuarit G. S. disa herë para, në mënyrë verbale por, edhe me anë të telefonit, mesazheve telefonike,por edhe me anë të letrave  të shkruara, kërkese e cila rezulton se, është bërë në formën e kërcënimit të paligjshëm, duke e kërcënuar të dëmtuarin se, “Une jam ke shpija më bëj sms a të vij sipër e ti marr apo nuk ke gjet gjato vroj se fol me njeri se un o ti gjall pastaj”. Këto mesazhe kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme, ku vetëm në datën 25.06.2014, nga numri i telefonit të pandehurit Altin Coku 0682792686,në drejtim të telefonit të shtetasit të dëmtuar G. S. në rubrikën e mesazheve, vërtetuar me proces-verbalin e datës 16.09.2014, rezulton se jane rregjistruar 6 mesazhe.Rezultoi e provuar se nëpërmjet, procesverbal për kqyrjen e marrjen e dokumentave shkresore, datë 10.12.2014 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, ku objekt kqyrjeje është një fletë A4 ku janë bërë dy paragrafe me shënime dërguar të demtuarit, nga ana e shtetasit Altin  Çoku rezulton se [shkruar me shkrim dore]….Gëzim un jam ne hall dhe me ndimo po dashte me i marr lekt tuja; dhe nese nuk do me pas gjakderdhje un per 5 minuta jam dhe vet aty gzim me ndimo te lutem deri neser, Tani gjej ku te dush 1000 euro deri neser ose kam me vra kush te me dali para””, sipas dosjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KARTA E STUDENTIT/ Firmoset marrëveshja në Elbasan, Manastirliu: Shërbime me tarifa të reduktuara për studentët
Previous article EMRAT/ Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptarë në Itali, 10 persona në pranga

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi… Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË KORÇË/ Makina përfundon e përmbysur në mes të rrugës, dyshohet se shoferi…

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme Aktualitet

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA NË ZONAT MALORE/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT