• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E PAZBULUARA NGA DOSJET/ Heroina në Brenogë të Hasit e fshehur në pllaka mermeri, SPAK mbyll hetimet, 25 të pandehur për gjykim
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET E PAZBULUARA NGA DOSJET/ Heroina në Brenogë të Hasit e fshehur në pllaka mermeri, SPAK mbyll hetimet, 25 të pandehur për gjykim

3 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Heroina e sekuetruar në fshatin Brenogë të Hasit, dërgohej në laborator, në pallakat e mermerit të tregtuar nga Irani në Kosovë me kalim tranziti në Shqipëri. Në këtë përfundim ka arritur Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit e cila ka mbyllur tashmë hetimet dhe ka dërguar çeshtjen për gjykim.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se i pandehuri Admir Hoxha ka pritur dhe takuar dy shtetas turq dhe një shtetas kosovar, konkretisht shtetasit Iskender Sale, Nedjet„Cesuroglu (alias Lavdim Nimani) dhe Xhemal Shala, tek hoteli i tij në Rinas, Tiranë dhe pas këtij takimi janë nisur me një furgon për në Kukës.  Në dosjen e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, thuhet se nga aktet e administruara në lidhje me evidentimin e faktit penal të konstatimit të laboratorit të prodhimit të lëndëve narkotike të llojit heroinë në Brenogë, rezulton se është i njëjti mekanizëm veprimi i bashkëpunëtorëve në prodhimin e lëndës narkotike të llojit heroinë duke trafikuar fillimisht nga jashtë shtetit në Shqipëri lëndën e parë për prodhimin e heroinës, që siç rezulton të provohet, atë e sillnin duke e fshehuar në pallakat e mermerit të tregtuar nga Irani në Kosovë me kalim tranziti në Shqipëri, ku bashkëpunëtorët kishin krijuar hapësira mes pllakave të mermerit duke e fshehur lëndën narkotike në to.

Në vijim, në dosjen e prokurorisë thuhet se pas prodhimit të lëndës narkotike, të llojit heroinë e realizonin trafikimin e saj nga Shqipëria për në Kosovë dhe vendet e tjera.

Bazuar  në akt ekspertimet e kryera si edhe përgjimet e bisedave mes të implikuarëve në këtë rrjet trafiku të lëndëve narkotike, SPAK kërkon dërgimin në gjyq për 25 të pandehur mes tyre, Astrit Balliu (alis Avdyli,Sulejmani), Altin Avdyli, Jasin Kala (alias Avdyli),  Gjevi Ndoka (alias Xhevahir), Esat Mehmeti, Petrit Sulejmani, Saimir Sulejmani, Hajri Seferi, Orges Jahelezi, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu,
Saimir Gjepali, Mario Zeqiri (alias Edinjo), Elton Shehaj, Fatos Llaftiu, Ardit Gjyriqi, Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini), Xhemal Shala, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, Mustaf Shuti, Anila Shuti.

Laboratori i heroinës në fshatin Brenog të Hasit, u zbulua në tetor 2018, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme heroine, çështja do të gjykohet nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për korrupsionin dhe krimin eorganizuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VOTIMI I QEVERISË SË RE TË KOSOVËS/ Konjufca tërhiqet nga detyra e kryeparlamentarit, seancën e udhëheq Nagavci
Previous article PAMJE TRONDITËSE/ Sulmi me thikë në Londër, momenti kur policia vret agresorin

Delo.autor

Postime të ngjashme

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media Aktualitet

DOSJA E VLORA HYSENIT/ Gjykata e Posaçme bllokon publikimin e vendimit në media

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit Aktualitet

TRAGJIKE/ Ndërron jetë shqiptari në Itali, ra në gropën e ashensorit

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit Aktualitet

BLLOKOHEN EDHE AÇUGET NË ITALI/ Jo vetëm perimet, Shqipëria ka probleme edhe me produktet e detit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT