Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e kësaj të shtune, më 25 prill, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Flakët dyshohet se janë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në kondicionerin e banesës, e cila më pas është përhapur me shpejtësi në të gjitha ambientet.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për lokalizimin e zjarrit dhe vënien e tij nën kontroll.
Fatmirësisht, familjarët kanë arritur të dalin në kohë nga banesa dhe nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale vlerësohen të jenë të mëdha.


