• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E PARA/ Asgjësohen rreth 5 mijë rrënjë kanabis në një parcelë me misër në Vlorë, 3 në pranga
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET E PARA/ Asgjësohen rreth 5 mijë rrënjë kanabis në një parcelë me misër në Vlorë, 3 në pranga

12 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Asgjësohen me anë të djegies 4930 bimë narkotike që ishin kultivuar në një parcelë me misër, në fshatin Bishan të Vlorës. Zbulohet në afërsi të parcelës, një magazinë e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike, ndërsa në pranga ranë 3 autorët e dyshuar, shtetasit Skënder Llanaj, Danielo Llanaj dhe Bujar Hoxhaj.

Sakaq, janë proceduar penalisht kryeplaku i fshatit Bishan dhe 3 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vlorë.

NJOFTIMI I POLICISE
Sekuestrohen 198 kilogramë kanabis në proces tharjeje, 2 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe një sasi fishekësh luftarak, që u gjetën gjatë kontrollit të magazinës. Kapen dhe vihen në pranga 3 autorët e dyshuar, të cilët dyshohet se kultivonin bimët narkotike dhe përgatitnin lëndën narkotike kanabis, për shitje.

Ndiqen penalisht kryeplaku i fshatit Bishan dhe 3 punonjës policie, pasi dyshohet se shpërdoruan detyrën duke mos përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë për kontrollin e zonës.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me strukturat e DVP Fier, operacionin policor të koduar “Amid”.

Gjatë operacionit, në fshatin Bishan, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të kultivuara mes një parcele me misër, në pronësi të shtetasit D. M., 4930 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Nga kontrolli i territorit, në afërsi të kësaj parcele është zbuluar një magazinë e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e lëndës narkotike, në pronësi të shtetasit S. Ll.

Në këtë magazinë janë gjetur 198 kg lëndë narkotike në proces tharjeje, 2 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe një sasi fishekësh luftarak, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

– S. Ll., 40 vjeç dhe D. Ll., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Bishan.

– D. M., 69 vjeç, banues në fshatin Bishan.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:

-B. H., 61 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Bishan.

Si dhe për 3 punonjës policie, të cilët edhe janë pezulluar nga detyra, konkretisht:

– Nënkomisar K. P., me detyrë shef i Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë;

– Nënkomisar F. M., me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Vlorë;

– Inspektor M. A., me detyrë ndihmësspecialist (SPZ) në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit siguron edhe një herë qytetarët se është e vendosur për të luftuar krimin, në çdo fushë, gjë që po e tregon me rezultatet e këtij operacioni, sidomos me vendosmërinë për të larguar nga radhët e saj, çdo punonjës policie që kryen veprime në shkelje të detyrës. Në këtë kuadër, fton çdo qytetar që të mos hezitojë të informojë për rastet kur punonjësit e Policisë abuzojnë me detyrën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ATA JANË TERRORISTË TË HAMASIT..."/ Izraeli publikon pamje tmerruese të njerëzve të djegur
Previous article DOSSIER/ “Ali Shukriu, prokuror publik për Kosovën, e kapi për flokësh dhe i tha; ti je shtriga plakë…”, historia e panjohur

s.autor

Postime të ngjashme

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij Aktualitet

TRONDITET KAVAJA/ 76-vjeçari vret me thikë vëllain e tij

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit Aktualitet

KAPRIÇOT E MOTIT/ Stuhi rrebeshi edhe në Korçë, vështirësi në qarkullim drejt Pogradecit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT