• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DETAJET E MARRËVESHJES/ Markoviç-Rama: Firmosëm hapjen e një pike të përbashkët doganore…
Home
Shqipëri

DETAJET E MARRËVESHJES/ Markoviç-Rama: Firmosëm hapjen e një pike të përbashkët doganore…

3 July, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kryeministri Edi Rama së bashku me homologun malazez, Dushko Markoviç, kanë mbajtur një konferncë për shtyp pas mbarimit të mbledhjes midis dy qeverive.

Gjatë deklaratës për media kryeministri Rama ka zbardhur detajet e marrëveshjes së arritur midis dy vendeve ku tha se gjatë mbledhjes firmosëm hapjen e një pike të përbashkët doganore në Zogaj dhe së shpejti do të hapim një pikë tjetër të përbashkët doganore.

“Firmosëm hapjen e pikës së përbashkët doganore në Zogaj.

Së shpejti do hapim një pikë tjetër të përbashkët doganore.

Krenarë për kontributin në pranimin e Malit të Zi në NATO”,- tha Rama.

Ndërkaq Rama ka theksuar se shumë shpejti, dy vendet ballkanike do nisin përgatitjen për fillimin e punimeve të autostradës së kaltër, apo siç njihet ndryshe “Autostrada Adriatiko-Joniane”.

“Mbetemi shumë të lidhur për të konkretizuar programet për procesin e Berlinit.

Do nisim përgatitjet për autostradën e kaltër, apo Adriatiko-Joniano, që përfshin Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Për të avancuar procesin e lehtësimeve tregtare. Kompanitë që janë të interesuara të lehtësojnë procedurat e kalimit.

Së shpejti do hapim një tjetër pikë doganore. Unë jam shumë besimplotë që me Malin e Zi do të bëjmë progres të shpejtë dhe të qëndrueshëm.

Siç e theksova, është një fqinjësi pa asnjë hije, pa asnjë çështje të hapur, por e garantuar nga pakicat përkatëse. Më vjen mirë që me vëllezërit tanë në Malin e Zi, kemi mirëkuptim”– tha Rama

Ndërkohë kryeministri i Malit të Zi Markoviç tha se takimi i sotëm konfirmoi lidhjen tonë historike.

“Mbledhjen e kishte si objektiv jo vetëm të vërtetonte marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, por edhe të kishte një përfundim.

Mali i Zi dhe Shqipëria, historikisht kanë patur marrëdhënie të mira. Mali i Zi dhe Shqipëria, s’kanë patur probleme mes tyre. Jeta e qytetarëve duhet të bëhet më e mirë. Siç tha dhe Rama, kemi nënshkruar disa marrëveshje.

Këto nuk janë vetëm përkushtime, janë hapa konkretë, jo objektive. Pra raportet tona ndërshtetërore i shndërrojmë në marrëdhënie të përbashkëta. Me kapacitetet që kemi do ndihmojmë Shqipërinë.

Përvoja jonë me negociatat, është në dispozicion. Nuk jemi të kënaqur ti hapë negociatat në 2019, donim të hapeshin këtë vit. Si politikan pragmatik shohim të ardhmen dhe do rekuperojmë”, tha Markoviç .

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “HAJDE ZVICËR”/ Gazeta HELVETIKE me titull shqip para ndeshjes me Suedinë
Previous article ZHVILLIMI I RAJONIT/ Ja kush janë dy projektet strategjike për zhvillimin e ekonomisë...

F.autor

Postime të ngjashme

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi Politikë

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë Politikë

"NJË GUR KILOMETRIK..."/ Mbyllja e tre grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT