Tronditet Klosi këtë mesditë, ndërsa raportohet se është ekzekutuar me armë zjarri një i ri, rreth 17 vjeç, ndërsa kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit. Viktima paraprakisht raportohet se është rreth 17 vjeçar, ndërsa dy të plagosurit janë nisur drejt spitalit.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur me vonesë në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj tragjedie.


