• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ “Dëgjonim ulërimat e djemve, por nuk ndërhynim dot”, si i mori jetën 17-vjeçarit shqiptar zjarri në Itali
Home
Breaking News

DETAJET/ “Dëgjonim ulërimat e djemve, por nuk ndërhynim dot”, si i mori jetën 17-vjeçarit shqiptar zjarri në Itali

31 December, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një person humbi jetën ndërsa dy të tjerë mbetën të lënduar, një prej të cilëve minoren për shkak të një zjarri që përfshiu gjatë natës një qendër komunitare për djem në Santa Caterina di Pasian, në Prato (Udine).

Viktima është një 17-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ndërsa të lënduar kanë mbetur një punonjës dhe një 16-vjeçar nga Gana, i cili u transportua me helikopter drejt spitalit të Veronës. Ai mësohet se është në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë, sipas asaj që shkruan agjencia italiane e Lajmeve ANSA, ndodhi rreth orës 02:30, për shkaqe ende për t’u sqaruar.

“Viktima është një djalë 17 vjeç, një djalë i ri shqiptar që ishte tek ne prej gati 1 viti. Ishte një djalë shumë i mirë”, tha për ANSA Michele Lisco, përgjegjësi i komunitetit për të rinj ku ndodhi zjarri. “Jemi të gjithë të tronditur. Momentalisht po përpiqemi të kuptojmë cilat kanë qenë shkaqet e rënies së zjarrit”, shtoi ai.

“Dëgjuam britma gjatë natës, dolëm dhe godina ishte e mbuluar nga tymi. Dëgjonim ulërimat e djemve, por nuk ndërhynim dot. Pati nga ata që u hodhën dhe nga dritarja”, rrëfen vajza e përgjegjësit, Lucrezia Lisco. Ajo flinte në një apartament pranë godinës dhe u zgjua nga britmat e të rinjve që qëndronin në qendër. “Jemi të tronditur, nuk e dimë se çfarë ka ndodhur”, shtoi ajo.

Hetimet për ngjarjen po zhvillohen nga Karabinierët e Udines.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NATA E NDËRRIMIT TË VITEVE/ Veliaj zbulon detaje nga festa në Tiranë: Na pret një spektakël fishekzjarrësh
Previous article "KE BËRË NJË BATUTË TË SHËMTUAR"/ Olta thërret veçmas Luizin dhe i kërkon sqarim

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA NGJARJA NË KURBIN/ 22-vjeçari i plagosur u dërgua në spital nga vëllai, ja dëshmia e tij Aktualitet

DETAJE NGA NGJARJA NË KURBIN/ 22-vjeçari i plagosur u dërgua në spital nga vëllai, ja dëshmia e tij

DIGJENT MALI I ÇIPINIT/ Era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes Aktualitet

DIGJENT MALI I ÇIPINIT/ Era e fortë përkeqëson situatën e zjarreve, autoritetet thirrje banorëve të zonës: Tregoni kujdes

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë zjarri në Gjorm të Kurbinit, plagoset një 22-vjeçar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT