• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DETAJET/ Çfarë përmban dosja sekrete që la ministri i Brendshëm italian në Tiranë
Home
Aktualitet
Drejtësi

DETAJET/ Çfarë përmban dosja sekrete që la ministri i Brendshëm italian në Tiranë

6 November, 2017 Redaktor2 Breaking News, Drejtësi

Në mediat tona u fol shumë për vizitën e ministrit të Brendshëm Italian, Marko Miniti në Tiranë, menjëherë pasi prokurorët e vendit të tij kishin bërë publike dosjen e përgjimeve Habilaj-Tahiri. Natyrisht qeveria dhe shumica e konsideroi mbështetje. Rrethet opozitare folën për dokumenta, që ai i ka dhënë Lulzim Bashës që të përdoren nëse qeveria nuk reagon ndaj krimit. Por një njohës shumë i mirë i çështjeve italo –shqiptare, Carlo Alberto Rosi, në një shkrim për Exit.al i ka bërë një vështrim të mprehtë mesazheve të politikanit të lartë italian.

Sipas tij ka një ndryshim të dukshëm kursi në shifrat që jep Guardi Di Financa, e cila më parë qe akuzuar se shtrëmbëronte realitetin duke ofruar grafikëme 99.2% të drogës së ekzekutuar. Tani sipas Rosit, në takimin e Minitit me policinë shqiptare “…një gjeneral i Guardia di Finanza që shpalosi me saktësi detajet dhe shifrat e kontrolleve ajrore, duke dhënë rezultatet për çdo vit, por, ndryshe nga ata që ishin në vendin e tij një vit më parë, rezultatet i shpreh në shifra plantacionesh të zbuluara janë 304 në 2013, 815 në 2014, 1368 në 2015 dhe në vitin 2016 “vit rekord”, thekson Gjenerali, “janë zbuluar 2086 plantacine”.

Pra konkluzioni i parë është se ajo që kishim dyshuar nga Rama, Tahiri dhe Rilindja për vite me radhë, ka qenë një gënjeshtër e madhe.

Problemi i dytë që shikon Rosi është se vërtet këtë viti plantacionet e mbjella me kanabis janë pakësuar, por eksportimi i kësaj lënde që ka mbushur magazinat e Shqipërisë nuk ka reshtur.  Nga 12 tonë që u kapën në Itali të ardhura nga Shqipëria në vitin 2016 shifra shkoi në 33 tonë gjatë këtij viti, dhe pikërisht këtu sipas Carlo Alberto Rosit qëndron edhe mesazhi: “Problemi juaj nuk ka mbaruar, bëtë mirë që ndaluat prodhimin, por lufta vazhdon, tani duhet të ndaloni trafikimin edhe të asaj që keni në magazine” ishte sipas tij mesazhi i ministrit të Brendshëm italian. Dhe pikërisht për këtë Rosi mendo se Miniti la mesazhin e fortë që u transmetua nga të gjitha mediat: “Tani duhet të godasim trafikantët, organizatat e mëdha që drejtojnë trafikun, duhet të godasim të paprekshmit, sepse në Itali, në Shqipëri dhe në Evropë nuk ka të paprekshëm. Mendoj që ky është një objektiv i rëndësishëm për të cilin duhet të punojmë bashkarisht.”

Për këtë objektiv të lënë si detyrë qeverisja e Rilindjes ende nuk ka bërë asgjë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Qytetarët kritika ndaj Ramës: Ujin e blejmë, të shkretët ne me ty sa të mallkuar paskemi qenë
Previous article Merr flakë në ecje, shkrumbohet makina në Lushnje-Tiranë

Redaktor2

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve Aktualitet

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Qytetarët para Kryeministrisë: Dorëheqje, Shqipëria nuk është e tradhtarëve

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT