• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Brenda “fabrikës së tritolit” në Durrës, ku pronari italian u zhduk dhe menaxheri përfundoi në pranga
Home
Breaking News

DETAJET/ Brenda “fabrikës së tritolit” në Durrës, ku pronari italian u zhduk dhe menaxheri përfundoi në pranga

3 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të 25 punëtorët e fabrikës së plastikës “Group Compozites” në Porto Romano ku u sekuestruan ditën e shtunë katër kallëpe tritoli të lidhura me kapsolla të montuara, kanë mbetur të shokuar nga ngjarja.

Këtë fillim jave, fabrika ka funksionuar normalisht, ndërsa punëtorët janë shprehur se 28-vjeçari i arrestuar, Agron Kryeziu, është vetëm një prej punëtorëve të fabrikës, e cila nisi punën 7 muaj më parë.

Fabrika, e cila gjendet në Porto Romano, në një sipërfaqje të madhe, është investim italian dhe policia e Durrësit ka shpallur në kërkim policor pronarin italian, 43-vjeçarin E.B.

Në këtë fabrikë prodhohen materiale plastike, kryesisht lodra që përdoren nga parqet për fëmijë.

DurrësLajm ishte sot brenda fabrikës ku punohej pa ndërprerje në disa sektorë që nga veshja, lyerja, tharja e procese të ndryshme. Të punësuarit janë kryesisht djem e vajza të reja, nga 20 deri në 35 vjeç.

Punëtorët thanë se gjithçka ndodhi në orën 12 të ditës së shtunë. Disa punonjës policie, të veshur civilë, kanë hyrë në ambientet e fabrikës dhe i grumbulluan të gjithë punëtorët në një prej ambienteve, duke ju kërkuar të linin punën.

Më pas, inspektorët që kanë qenë të veshur civilë kanë zhvilluar kërkime në ambientet e fabrikës. Punëtorët thanë se nuk morën vesh asgjë se çfarë kishin gjetur në fabrikë, vetëm që kërkuan disa shishe për të marrë mostra nga materialet që përdoren aty për ngjitje e stukim apo lyerje të plastikës.

“Nuk na thanë çfarë gjetën. Vetëm kur e pamë në televizor të nesërmen që kishin gjetur kallëpe tritoli. Mbetëm të çuditur sepse nuk na besohej. Ata arrestuan shokun tonë që vjen nga Ndroqi çdo ditë në punë. Polcia tha që ai është menaxheri i fabrikës. Nuk është aspak e vërtetë, sepse ai është një prej nesh, ai është si puna jonë. Nuk e besojmë se është i përfshirë. Dyshimet janë se mund ta kenë bërë për shkak të konkurencës. 7 muaj ka që është hapur kjo fabrikë dhe kanë qënë të shumta ndërhyrjet”,- thanë punëtorët jashtë kamerës për DurrësLajm.

 

Ngjarja

Një ditë më parë policia e Durrësit bëri me dije se:

Specialistët kundër Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve ku kanë sekuestruar pako të dyshuara me lëndë tritol.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një kompani, e cila merret me prodhimin e profileve plastike në një kovë plastike me bojë kanë gjetur dhe sekuestruar:

• 4 pako të mbështjella me lëndë plasëse të dyshuar tritol, ku secila pako ishte e lidhur me dy fije teli të veshura dhe me kapsolla të montuara.

U arrestua në flagrancë menaxheri i firmës, shtetasi Agron Kryeziu, 28 vjeç, banues në Durrës.

Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të kompanisë, shtetasi italian E.B. 43 vjeç.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të tjera të veprës penale dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm”, parashikuar në nenet 278/a , 278/5, 180 dhe 170/a të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mbi 1,000 njerëz janë mbytur në Mesdhe këtë vit, rreth 204 vetëm ditët e fundit
Previous article Andresa do të martohet dhe tregoi një nga detajet më të rëndësishme të dasmës

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT