• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Detajet/ Biznesmeni në Shkodër që u kap me 1 ton kanabis në Mal të Zi, pronari i restorantit…
Home
Aktualitet
Kronikë

Detajet/ Biznesmeni në Shkodër që u kap me 1 ton kanabis në Mal të Zi, pronari i restorantit…

20 December, 2017 k.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Malit të Zi ka shkatërruar një grup të trafikut të drogës, ku në pranga përfunduan 11 persona, mes së cilëve një 28-vjeçar nga Malësia e Madhe.

Gjatë operacionit “Trick”, bëhet e ditur se është vënë në pranga Ndue Pepaj, ndërsa 10 personat e tjerë janë shtetas të Malit të Zi. 28-vjeçari njihet në zonën e Malësisë së Madhe si biznesmen pasi është pronar i një restorant luksoz me emrin “Kavaliero” në zonën e Bajzës.

Përveç kësaj, Pepaj është dhe i angazhuar në politikë pasi rezulton si kandidat për anëtar të Këshillit Bashkiak në Malësinë e Madhe si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

Policia shqiptare bën të ditur se hetimet për këtë rast janë kryer në bashkëpunim të plotë me Policinë e Malit të Zi, Qendrën për Bashkëpunim Rajonal SELEC, Rumani, ku gjatë hetimeve, këtij grupi i janë sekuestruar sasi të konsiderueshme lëndë narkotike Cannabis Sativa, Heroinë e armë zjarri.

Konkretisht, përveç 11 personave të arrestuar, është sekuestruar një sasi prej 928 kg lëndë narkotike kanabis sativa, 1.7 kg heroinë si dhe 3 kg përzierës heroine. Policia shqiptare nuk jep më shumë detaje në lidhje me këtë aktivitet kriminal pasi hetimet janë ende në vijim.

Pepaj akuzohet nga drejtësia e Malit të Zi si kreu i grupit kriminal të strukturuar, që merrej me trafikimin e drogës nga Shqipëria në Malin e Zi. Hetimet kanë nisur që prej një viti, ndërsa 28- vjeçari nga Malësia e Madhe është vënë në pranga ditën e diel.

Kurse të hënën u arrestuan tre shqiptarët e tjerë nga Tuzi, Gjon Junçaj, Vasel Junçaj dhe Violeta Junça.

Përveç drogës, Policia, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e të arrestuarve, ka sekuestruar dhe automjete luksoze si dhe një armë zjarri, e cila ishte groposur në bahçen e një shtëpie në lagjen Konik të Podgoricës, ndërsa do i nënshtrohet aktit të ekspertizës pasi dyshohet se mund të jetë përdorur në kryerjen e vrasjeve në Mal të Zi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trump kërcënon me ndërprerje të fondeve para votimit në OKB për Jeruzalemin
Previous article Ironia/ “U gjet për kryeprokurore një zonjë që është ende në kufijtë e shtatzënisë”

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT