• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ 39-vjeçari nga Shijaku dhe vajza nga Venezuela u njohën në rrjetet sociale, nuk pranojnë në polici se…
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ 39-vjeçari nga Shijaku dhe vajza nga Venezuela u njohën në rrjetet sociale, nuk pranojnë në polici se…

6 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pesë vajza të huaja janë proceduar në gjendje të lirë për prostitucion në Durrës. 22-vjeçarja nga Venezuela përfundoi mbi tendën e lokalit pas konfliktit me klientin 39-vjeçar nga Shijaku. Policia zbulon bazën e prostitucionit në qendër të Durrësit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për Balkanweb se 39-vjeçari nga Shijaku dhe 22-vjeçarja nga Venezuela kanë deklaruar se janë njohur në rrjete sociale dhe kanë rënë dakord të kenë një raport intim, pa pranuar se ky raport është ofruar kundrejt pagesës, gjë që do t’i vinte të dy para kryerjes së një vepre penale. Për shkak krejt banal, të dy janë përfshirë në një sherr fizik dhe për t’i shpëtuar dhunës, vajza nga Venezuela është hedhur mbi tendën e lokalit, nga ku ka zbritur vetëm pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës dhe policisë.

Në polici, vajza ka mohuar ushtrimin e prostitucionit, po ashtu dhe 39-vjeçari mohon se ka paguar para për të marrë shërbim prej saj. Ngjarja u rregjistrua ditën e djeshme në qendër të qytetit të Durrësit, në një godinë ku jepen apartamente me qira.

Darjana Linares nga Venezuela së bashku me tri shoqe, kanë marrë një apartament me qira në katin e dytë të godinës. Konflikti sipas policisë, ndodhi për motive të dobëta, ndërsa vijojnë hetimet. Sot policia bëri me dije se ka nisur procedimi penal për 5 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2, ku dhe përdoreshin lëndë narkotike.

Procedohet penalisht 39-vjeçari, i cili mesditën e djeshme, për motive të dobëta, u konfliktua me njërën nga shtetaset e huaja. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetaset L. O., 27 vjeçe, e lindur në Kolumbi, C. P., 30 vjeçe, e lindur në Venezuelë, Y. P., 47 vjeçe, e lindur në Spanjë dhe D. R., 24 vjeçe, e lindur në Venezuelë. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge”, për shtetasen D. L., 23 vjeçe, e lindur në Barcelonë.

Nga verifikimet dyshohet se këto 5 shtetase ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira, në lagjen nr. 2., ambient të cilin e kishin përshtatur gjithashtu për përdorim të lëndëve narkotike.

Në vijim, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasin I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak, sepse rreth orës 14:40 të ditës së djeshme, në ambientet e banesës në lagjen nr. 2, u konfliktua me shtetasen D. L..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA/ Rusia bombardon Odesën gjatë takimit të Mitsotakis, dyshohet për 3 të vdekur
Previous article GJYQI PËR GËRDECIN/ Zbardhet debati mes Zamira Durdës dhe Fatmir Mediut para gjykatës

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT