• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DETAJET/ 3 skenarët për fatin e vulës së PD-së, si mund të ndryshojnë balancat
Home
Politikë

DETAJET/ 3 skenarët për fatin e vulës së PD-së, si mund të ndryshojnë balancat

6 January, 2023 F.autor Politikë

Dy Kuvendet e dhjetorit 2021 nisën e përplasjen juridike në Partinë Demokratike. Kjo betejë me të dyja grupet që nuk tregojnë asnjë shenjë afrimi reflektohet me 2 statute, dy vula dhe 3 padi në Gjykata. Të tria kanë objekte të ndryshme, por me rëndësi për fatet e PD sa i përket pjesës juridike dhe njohjes së saj nga institucionet shtetërore.

Njëra nga paditë është dorëzuar nga Gazment Bardhi që kërkon bashkimin e vendimeve të dala nga Kuvendet e 17 korrikut 2021 dhe 18 dhjetorit 2021. Kjo çështje gjyqësore është shtyrë disa herë dhe data e radhës kur është lënë seanca është më 17 janar.

Ndërsa në padinë tjetër Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi i kanë kërkuar gjykatës që të rrëzojë vendimin e shkallës së parë që njohu statutin e dalë nga Kuvendi i Berishës më 11 dhjetor 2021.

Nëse në këto dy padi Alibeaj dhe Bardhi arrijnë të fitojnë, do e kenë ata mundësinë që regjistrohen me logon e Partisë Demokratike. Nëse fiton Berisha, do i lindë atij e drejta që t’i kërkojë Regjistrit Kombëtar të Partive njohjen e tij si kryetar të PD dhe më pas reflektimin nga gjithë institucionet dhe garimin me logon e PD më 14 maj.

Por ka edhe një variant tjetër që nëse ndodh do ishte i paprecedentë. Mbështetësja e Berishës, Edith Harxhi ka depozituar një padi në gjykatë ku kërkon çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD për shkak të faktit të njohur botërisht.  Nëse pranohet ankimi i Harxhit dhe për dy çështjet e tjera nuk do të kenë vendimmarrje deri më 6 mars, atëherë askush nuk do mundej të regjistronte PD-në në zgjedhje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJËSOJ SI TË JETË VERË/ Franca shënon rekord temperaturash në 2022, viti më i nxehtë që prej 1900
Previous article "SA KOHË KE QË JE NË NJË LIDHJE?" Modelja zyrtarizon marrëdhënien me Eros Grezdën, tregon unazën

F.autor

Postime të ngjashme

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë Politikë

GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT