Zbardhen te tjera detaje nga ngjarja e rende ne Divjakë, ku pronari i nje lokali ne fshatin Goriçaj, vrau me arme gjahu shtetasin Judmill Stambolliu, 42 vjeç, banues në te njejtin fshat.
Policia ben me dije se 42-vjecari ndërroi jetë rrugës për në spital, nderkohe policia ka mundur te arrestoje autorin, shtetasin Petrit Toromëni, 42 vjeç, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja
Pronari i nje lokali ne fshatin Goriçaj, Divjakë ka vrare me arme gjahu shtetasin Judmill Stambolliu 42 vjeç, banues në te njejtin fshat.
Policia ben me dije se 42-vjecari ndërroi jetë rrugës për në spital, nderkohe policia ka mundur te arrestoje autorin, shtetasin Petrit Toromëni, 42 vjeç, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja.
Nderkohe qe policia ben me dije se shkak ishte nje konflikt ne lokal, “BalkanWeb” raporton se viktima, ishte problematik dhe kishte pirë në lokal dhe se dyshohet se më pas kishte dashur të përdhunonte gruan e pronarit të lokalit dhe ky fundit e ka vrarë me armë gjahu tip karabinë.
Njoftimi i policise
Në datën 11.12.2017, rreth orës 23:40 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Divjakë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Goriçaj ka ndodhur një vrasje.
Mënjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes grupi hetimor i cili ka konstatuar se:
Në fshatin Goriçaj, Divjakë, në një lokal është qëlluar me armë gjahu shtetasi Judmill Stambolliu, 42 vjeç, banues në Goriçaj, Divjakë, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.
Në kohë rekord policia e Divjakës zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar.
Nga hetimet paraprake rezultoi se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Petrit Toromëni, 42 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, Divjakë, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja.
Dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.




