• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE/ Atentati mafioz ndaj Devi Kasmit u urdhërua nga “BOSSI” shqiptar nga burgu grek!
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJE/ Atentati mafioz ndaj Devi Kasmit u urdhërua nga “BOSSI” shqiptar nga burgu grek!

6 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Vrasja e 41-vjeçarit Devi Kasmi në Tiranë ka dyshime të forta se është urdhëruar të kryhet nga një boss shqiptar, që rezulton të jetë i izoluar në një burg të Greqisë. Ky person, është arrestuar nga policia helene për trafik kokaine dhe fill pas arrestimit të tij, në Greqi janë arrestuar dhe 30 persona të tjerë të kombësisë shqiptaro-greke.

Mësohet se në linjën e këtij grupi ka qenë dhe viktima Devi Kasmi, i cili ishte pjesë e grupit për të trafikuar dhe shitur kokainë në Tiranë dhe vende të ndryshme të Europës. Burime nga policia thonë se pjesë e këtij grupi mendohet se ka qënë dhe shtetasi grek Efthymiou Efthymious. Nga verifikimet e kryera rezulton se në vitin 2012 është burgosur në Gjermani për trafik droge, në 2016 është liruar dhe kthyer në Greqi. Por pikërisht në po këtë vit është arrestuar nga policia e Artës, për trafik droge.

Efthymiou Efthymious arrestuar me një grup të madh prej 30 veta shqiptaro-grekë për trafik kokainë. Pasi ka qëndruar në qeli për gati 10 muaj, Efthymiou Efthymious dënohet me 4 vjet burgim ku një pjesë të këtij dënimi e realizoi në qeli, ndërsa pjesën tjetër e shlyeu me shërbim prove. Greku u shpall i pafajshëm për akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe trafikut të kokainës, por u dënua vetëm si përdorues droge dhe shpërdarës i saj.

Garancia pasurore 10 mijë euro
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të arrestuarve për vrasjen e 42-vjeçarit, Devi Kasmi, të hënën e kaluar pranë banesës së tij në rrugën “Petro Cani” në kryeqytet. Mes të arrestuarve që ka dalë para gjykatës është edhe shtetasi grek i dyshuar si vrasës me pagesë, Efthymiou Efthymious, 41-vjeç.

Sipas prokurorisë, ish-agjenti special grek dyshohet si autor i ekzekutimit të Kasmit mbrëmjen e 29 janarit, ndërsa të arrestuarit e tjerë Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari, si organizatorë të krimit. Prokuroria ka kërkuar masën e “arrestit me burg” për katër të arrestuarit si pjesë të grupit kriminal në ekzekutimin e Devi Kasmit, kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata. Katër të arrestuarit kanë mohuar akuzat dhe kërkuar lirinë nga trupi gjykues, por kjo nuk e ka bindur gjykatën.

Përmes avokatit mbrojtës Sajmir Visha, ish-speciali grek ka ofruar një garanci pasurore prej 10 mijë eurosh për të fituar lirinë, por kjo u rrëzua nga Gjykata. Avokati Visha ka pretenduar se klienti i tij ndodhet në Shqipëri si turist dhe ka hyrë në mënyrë të rregullt në vendin tonë. “Nuk dëgjova asnjë akuzë ndaj klientit tim. Ai ka qenë një efektiv i forcave speciale që për 13 vjet ka mbrojtur prokurorë, gjyqtarë dhe qytetarët dhe nuk mund të vijë në Shqipëri për të vrarë”-tha avokati Visha.

Dëshmia e Meshinit
Ishte dëshmia e Mario Meshinit, i arrestuar një ditë pas ngjarjes, ajo që hodhi dritë mbi identiktin e autorit të krimit që tronditi kryeqytetin javën e kaluar. Në celularin e viktimës u gjetën SMS-të me Meshinin ku ky i fundit i kërkonte të takoheshin për të sqaruar diçka. Pikërisht në momentin kur Kasmi zbret poshtë pallatit, ai qëllohet për vdekje nga një person me motor.

Krahas ish-agjentit special grek i dyshuar si autori që ekzekutoi me 9 plumba Devi Kasmin, policia arrestoi në një aksion të premten edhe Elton Halipajn, Malvin Dinellarin dhe Elton Hoxhallarin si organizatorë të krimit, ndërsa në kërkim është (Altin) Aurel Hoxhallari, organizatori i grupit kriminal. Blutë bastisën edhe banesën ku strehoheshin anëtarët e grupit kriminal, një vilë në fshatin Mëzez, ku u gjet një arsenal i tërë armësh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Reali gati të bëjë 'çmendurinë' për Hazard, Asensio kërkon të përfshihet në marrëveshje
Previous article LE FIGARO: Shqipëria me vreshtat më të vjetra në Europë, kartolina që duhet zbuluar menjëherë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT) Aktualitet

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT)

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT