• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE/ U transferua nga Dhërmiu në Shkodër, Sokol Bode nën hetim edhe për…
Home
Aktualitet
Drejtësi

DETAJE/ U transferua nga Dhërmiu në Shkodër, Sokol Bode nën hetim edhe për…

22 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Drejtësi

Një prej tre ish-drejtorëve për të cilët është lëshuar urdhërarresti nga Prokuroria është edhe ish-drejtori i Postës në Dhërmi, Sokol Bode.

‘Panorama’ mëson se Sokol Bode u transferua nga drejtor i postës në Dhermi në prill të këtij viti në Shkodër ku iu dha posti si Shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve. Në 7 prill të këtij viti ai ka marrë masë disiplinore nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe ka qenë në hetim edhe nga SHÇBA, pasi në njësinë Administrative ‘Guri i Zi’ në Shkodër u zbulua një mini sere ku u gjetën 87 kubikë kanabis. Përveç këtij për këtë rast kanë qenë në hetim edhe 4 punonjës të tjerë policie.

Prej kohësh Bode ka qenë në vëmendje pasi janë publikuar fotot ku ai shfaqet me vëllezërit Habilaj, dy prej të cilëve janë arrestuar nga drejtësia italiane pak kohë më parë për trafik drogë.

Për “dosja Habilaj” flitet se ka rreth 40 persona për të cilët po hetohet në Shqipëri.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar një urdhëarresti për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, në vijim të hetimeve për dosjen “Habilaj”.

Burime për ‘Panorama’ bëjnë me dije se përveç urdhërarrestit të Sokol Bodes janë edhe dy urdhërarrestet një për ish drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela dhe Gjergji Kohilën, shefin e sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila. Urdhërarresti është përcjellë policisë për ekzekutim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arrestimet e ish drejtuesve të policisë për dosjen “Habilaj”, si i denoncoi PD 2 vjet më parë
Previous article Më i miri në Zvicër, por Panuçi injoron Avdiajn/ Investimi i Shqipërisë pa ftesë

Redaktor2

Postime të ngjashme

"U PADIT NGA BASHKIM ULAJ PËR SHPIFJE"/ Agron Shehaj shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme Aktualitet

"U PADIT NGA BASHKIM ULAJ PËR SHPIFJE"/ Agron Shehaj shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme

LIROHET NGA BURGU ILIR BEQJA/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit Aktualitet

LIROHET NGA BURGU ILIR BEQJA/ Ish-ministri i Shëndetësisë ‘kthehet’ në shtëpi, GJKKO i ndryshon masën e arrestit

ZJARRI NË MAGAZINËN ME FISHEKZJARRE NË DURRËS/ Arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret Aktualitet

ZJARRI NË MAGAZINËN ME FISHEKZJARRE NË DURRËS/ Arrestohet 38-vjeçari që po digjte shkurret

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT