• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE / U prangos sapo doli nga lokali, Jorgo Goro ishte nën vëzhgim nga agjentët…
Home
Breaking News

DETAJE / U prangos sapo doli nga lokali, Jorgo Goro ishte nën vëzhgim nga agjentët…

24 March, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Jorgo Goros, kryetar në detyrë i Bashkisë së Himarës, një ditë më parë në fshatin Dhërmi.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Jorgo Goro u prangos sapo doli nga një lokal.

Ndërkohë që ndodhej në restorant me miqtë e tij, agjentët e SPAK po e mbanin nën vëzhgim. Ata pritën derisa Jorgo Goro doli nga lokali, për t’i vënë më pas prangat dhe për ta shoqëruar drejt Tiranës.

Lokali ku u arrestua Jorgo Goro është në pronësi të kryetarit të fshatit Dhërmi, Aleksi Marko. Biznesi, sipas burimeve, iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm deri në orët e vona të mbrëmjes .

Jorgo Goro akuzohet për shpërdorim detyre në dy raste.

Sipas SPAK, Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bashin i cili mbante detyrën e Drejtorit të Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Himarë, pa bërë asnjë verifikim konkret sipas ligjit , kanë përcjellë pranë organeve kompetente dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të shtetasit Stavri Mehilli.

Po ashtu, SPAK e akuzon Jorgo Goron se në bashkëpunim me Jerasimo Bashin, dokumentacionin e një prone bujqësore prej 5080 m2, e ka kthyer pronë shtet, ku më pas janë kryer transaksione.

Nën hetim nga SPAK janë edhe Bilbil Aliaj, ish-kreun e Kadastrës Vlorë,Vezir Gjikoka ish-jurist dhe Jerasimo Bashi ish-drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashkinë Himarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NËNA QË FUTET POSHTË JORGANIT DHE HEQ..."/ Debat i ashpër mes Ilnisës dhe Ledjonës
Previous article "AUTORËT E SULMIT NË MONSKË KISHIN KONTAKTE ME UKRAINËN"/ Zelenski mohon akuzat: Rusët të pyesin Inteligjencën e tyre

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital Aktualitet

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit Aktualitet

ADN-JA DHA PËRGJIGJEN PËRFUNDIMTARE/ Eglant Koçi përcillet nesër për në banesën e fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT