Dalin detaje të reja nga helmini i vjehrrës, që akuzohet nusja 21 vjeçare. Sipas të dhënave të reja, rezulton se nusja nuk jetonte me vjehrrën në të njejtën banesë.
Më 30 prill të vitit 2017, policia pati raportuar se është dërguar nga familjarët në QSUT shtetasja Lirije Lami, vjeç 47, banuese në Frutikulturë, e cila ka ndërruar jetë nga infarkti.
Por mbrëmjen e djeshme uniformat blu kanë bërë me dije se 47 vjeçarja Lirije Lami është vrarë.
Cilët janë personat që u arrestuan:
- Marjana Cmeta, 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.
- Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
- Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
- Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.
Ajo që bie më shumë në sy është edhe roli i vjehhrit në këtë rast. Një bashkëpunëtor i radhës i fshehjes së krimit të nuses duke mos kallëzuar krimin edhe pse ishte në dijeni të tij.


