• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Detaje të reja nga udhëtimi i deputetes së PS me Tahirin në makinën e Habilajve
Home
Aktualitet
Drejtësi

Detaje të reja nga udhëtimi i deputetes së PS me Tahirin në makinën e Habilajve

23 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Drejtësi

Zbulohen të tjera detaje nga lidhja e ish-zëvendësministres së Brendshme Elona Gjebrea me çështjen “Hajbilaj. Deputetja e Partisë Socialiste pritet te pyetet nga Prokuroria për një episod të ndodhur në 8 gusht të vitit 2014 kur ajo ka udhëtuar bashkë me shefin e saj të asaj kohe, ministrin Saimir Tahiri me makinën Audi A8 me targe AA 003 GB që ai ua kishte shitur Habilajve, por figuronte ende në emër të tij.

Sipas një kronike të transmetuar nga Tv Klan që citon burime në prokurorinë e Krimeve të Rënda, Gjebrea ka udhëtuar në atë kohë nga porti Sarandës për në Greqi bashkë me Saimir Tahirin. 6 ditë më pas (14 gusht 2014) po nga Saranda niset me makinën Audi A8 drejt Greqisë Artan Habilaj.

Sipas dosjes që gjendet në Prokurori, më 16 gusht Saimir Tahiri dhe Elona Gjebrea, kthehen në Shqipëri nga Greqia, po nëpërmjet Sarandës, me Audin me targe AA 003 GB. Po në të njëjtën ditë me traget kthehet nga Greqia edhe Artan Habilaj. Sipas të njëjtave burime Gjebrea është pyetur për këtë episod dhe nëse e njihte Artan Habilajn apo nëse ishte takuar me të.

Ne kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit, prokuroria shkruante se Tahiri kishte udhëtuar 4 herë me makinën e tij pasi ua kishte shitur Habilajve, por ish-ministri deklaroi se kjo kishte ndodhur vetëm një here kur kishte shkuar me pushime me familjen. Burime të lapsi.al thanë se Gjebrea është pyetur nga prokurorët për këtë çështje, por ajo publikisht e ka mohuar këtë fakt. ©LAPSI.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Skënderbeu nuk di të ndalet, shënon golin e tretë ndaj Dinamos së Kievit
Previous article Publikohen datat, kur u larguan nga Shqipëria ish-zyrtarët e policisë (VIDEO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT