• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE TË REJA NGA TRAGJEDIA E FAMILJES KOLA/ Avokatja tregon pistën kryesore të hetimit
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJE TË REJA NGA TRAGJEDIA E FAMILJES KOLA/ Avokatja tregon pistën kryesore të hetimit

6 February, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një dramë e rëndë njerëzore ka tronditur opinionin publik në Itali dhe Shqipëri, ku katër anëtarë të familjes Kola janë gjetur pajetë në banesën e tyre të re në provincën e Lucca-s. Shkak i kësaj tragjedie dyshohet të jetë helmimi nga monoksidi i karbonit, i njohur si “vrasësi i heshtur”, i cili ka rezultuar fatal për prindërit dhe dy fëmijët e tyre: Arti Kola, 48 vjeç, babai i familjes; ​Jonida Kola, 43 vjeç, nëna; si dhe djali Hajdar Kola, 22 vjeç dhe vajza 15-vjeçare Xhesika Kola.

​​​Në një intervistë për emisionin “Në Radio” të Andri Xhahut në Radio Tirana, avokatja shqiptare në Itali, Anila Halili, ka zbardhur detaje rrëqethëse mbi momentet e fundit të familjes. ​Sipas saj, gjithçka nisi kur vëllai i Arti Kolës tentoi të komunikonte me të rreth orës 19:00 të pasdites, por nuk mori asnjë përgjigje. I alarmuar, ai njoftoi karabinierët rreth orës 20:00. Kur autoritetet dhe vëllai i viktimës hynë me forcë në banesë, skena ishte e tmerrshme. ​“Kur kanë hyrë në banesë kanë gjetur tavolinën shtruar për të ngrënë darkën. Një ambient familjar i qetë. Njëri prej karabinierëve ka deklaruar se djali i familjes kishte akoma rrahje zemra. Në ato momente xhaxhai ka humbur ndjenjat, po ashtu dhe tre karabinierët kanë pasur probleme. Nuk kanë pasur asnjë mundësi për t’i dhënë ndihmën e parë”, u shpreh Halili.

​Duket se e para që ka ndjerë shenjat e helmimit ka qenë vajza, Xhesika, e cila është larguar drejt dhomës së gjumit. Familjarët e tjerë e kanë ndjekur pas për ta ndihmuar, pa e kuptuar se ajri që po thithnin ishte i helmuar. Për shkak se monoksidi i karbonit është pa ngjyrë dhe pa erë, askush nuk ka menduar të hapë dritaret.

​Një detaj i ri ka dalë në dritë nga mediat italiane. Djali 22-vjeçar ka arritur të bëjë një telefonatë emergjence duke thënë: “Motra është sëmurë”. Megjithatë, konfuzioni i shkaktuar nga helmimi ka qenë fatal. ​“Ka qenë 22-vjeçari që ka thënë që kemi nevojë për ndihmë. Telefonata e parë ndaj autoriteteve ka qenë në numrin 112, që është numri i karabinierëve dhe jo ambulancës që është numri 118. Janë humbur disa minuta për të shqyrtuar dhe kuptuar se çfarë ka ndodhur. Madje është dhënë gabim dhe numri i banesës. Ai ka qenë shumë konfuz dhe nuk ka dhënë elementet e sakta që autoritetet të ndërhynin menjëherë dhe ndoshta po të kishte qenë i saktë, ato minuta mund të kishin shpëtuar jetë”, shpjegoi avokatja.

​​Familja Kola ishte transferuar në këtë banesë vetëm 6 muaj më parë. Pas sekuestrimit të provave, ka dalë në dritë një fakt i rëndësishëm: “kaldaja ishte e re, madje në disa pjesë ende e ambalazhuar”, sqaron avokatja.

​Prokuroria ka hapur një proces penal për “vrasje nga pakujdesia me më shumë se një viktimë”. Halili thekson se fokusi është tek instalimi i këtij mekanizmi:

​“Nuk besoj që kaldajën ta ketë montuar kryefamiljari sepse ai ishte bojaxhi. Duhet ta bëjë një teknik specialist pasi paraqet rrezikshmëri tepër të lartë. Po shqyrtohet edhe nëse kaldaja ka një defekt fabrike.”

​​Sipas avokates, nëse do të vërtetohet përgjegjësia e një personi të tretë (teknikut apo prodhuesit), sipas nenit 589 të Kodit Penal, dënimi mund të shkojë nga 7 deri në 15 vjet burgim, duke pasur parasysh rrethanat rënduese. Familjarët e tjerë kanë të drejtën të kërkojnë dëmshpërblim ekonomik si palë civile.

Ndërkohë, qyteti ku jetonte familja është në zi. Kryetari i bashkisë ka anuluar të gjitha festimet e planifikuara, përfshirë karnavalet e fëmijëve, në shenjë respekti për këtë familje punëtore që fqinjët e përshkruajnë si “shumë të dashur”. ​“Një dramë e vërtetë dhe uroj të ketë drejtësi për këtë familje”, përfundoi avokatja Anila Halili.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VDIS SOT, SE RINGJALLESH NESËR"/ Mësuesi në Tiranë pushohet nga puna pasi predikonte Jehovain në shkollë, dëshmitë tronditëse të prindërve
Previous article KORRUPSION ZGJEDHOR/ GJKKO dënon me rreth 7 vite burg ish-kandidatin e PD dhe 4 të tjerë! U konvertohet në shërbim prove

s.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT