• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE TË REJA NGA HETIMET/ 10 të shoqëruar për ekzekutimin e 25-vjeçarit në Vlorë
Home
Breaking News

DETAJE TË REJA NGA HETIMET/ 10 të shoqëruar për ekzekutimin e 25-vjeçarit në Vlorë

22 August, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e të shtunës në zonën e njohur si Qafa e Topit në Babicë të Vlorës, ku në automjetin tip Fiat Punto ngjyrë jeshile me targat TR 3784 R u ekzekutua 25-vjeçari Xhuljan Bullari me origjinë nga Peqini por që prej vitesh jetonte në Babrru të Tiranës.

10 persona janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë familjarë, të cilët kanë deklaruar se i riu kohët e fundit nuk ka patur konflikte, të paktën në dijeninë e tyre.

Ata kanë konfirmuar problemet e mëparshme të këtij të fundit me ligjin kur ka qenë i dënuar por sipas dëshmisë së tyre kjo ngjarje nuk mendohet të ketë lidhje me dënimin e mëparshëm të tij në 2018 për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, dënim që i riu e ka vuajtur për 3 vite e 4 muaj.

Së fundmi, për shkak të sjelljes së mirë një pjesë e dënimit ishte kthyer në arrest shtëpie ku i riu e kishte shkelur edhe këtë të fundit. Familjarët pohojnë se që pas kohës që kishte dalë nga burgu deri tani nuk ka patur probleme.

Teksa dëshmojnë se i riu ishte nisur drejt Vlorës, ku do qëndronte deri të shtunën dhe do të kalonte kufirin drejt Italisë për të shkuar në Gjermani, ku 25-vjeçari ka jetuar edhe më parë. Në Gjermani do e priste i vëllai.

Familjarët nuk kanë patur dijeni për faktin se çfarë ka kërkuar në Babicë, teksa mendojnë se nga Tirana 25-vjeçari ka shkuar i shoqëruar. Ata dyshojnë se ka qenë i shoqëruar me ndonjë shok të tij.

Dëshmimtar ka qenë edhe personi që lajmëroi policinë e zonës, një banor i Babicës i cili kishte shkuar të kujdesej për tokën kur ka parë viktimën. Në dëshminë e tij nuk ka treguar detaje që të ndihmojnë uniformat blu të Vlorës, por ka përshkruar skenën e gjetjes së trupit.

Gjithashtu në vendgjarje janë pyetur edhe banorët e zonës të cilët kanë pohuar se nuk kanë dëgjuar krisma, çka nuk përjashton as faktin që 25-vjeçari të jetë ekzekutuar me pistoletë me silenciator, por mundësia më e madhe është që krismat të mos jenë dëgjuar për shkak të distancës.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë në pah se viktima është goditur 3 herë; 1 herë në kokë që i ka shkaktuar vdekjen dhe 2 plumba në trup. Ndërsa një plumb i katërt ka kapur mjetin tip Fiat Punto në brendësi të tij. Viktima është goditur nga distancë e afërt me armë zjarri pistoletë, ndërsa nuk paraqet shenja dhune veç plagë prej armës së zjarrit.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka arritur në përfundimin se viktima kishte disa orë i vdekur dhe mendohet se mund të jetë thirrur rreth orës 21:00 të mbrëmjes të së premtes në vendin ku u gjetë i pajetë për t’u ekzekutuar.

Janë sekuestruar kamerat e sigurisë të një karburanti aty pranë, kamera sigurie të cilat nuk kanë treguar asnjë detaj për shkak se në rrugë ka patur fluks automjetesh gjatë gjithë ditës.

Karburanti është në rrugën kryesore Vlorë-Babicë në pjesën e hyrjes së rrugës dytësore ku u gjet i vdekur Xhuljan Bullari. Makina e llojit Fiat Punto i përkiste një gruaje, nuk ishte automjet i vjedhur apo me targa të parregullta.

Identifikimi i viktimës është bërë pikërisht nga automjeti, pronarja e të cilit ka dhënë informacion mbi viktimën dhe më pas janë lajmëruar familjarët të cilët mbërritën në orën 13:00 të mesditës në morgun e Vlorës ku kanë identifikuar trupin dhe kanë dhënë dëshminë e tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PAMJET/ Dasmorët bllokojnë autostradën e Laçit, kërcejnë sipër makinave luksoze
Previous article AKSION SI NË FILMA/ Trafikanti i kokainës hidhet nga dritarja, kush janë 5 të arrestuarit në Lezhë (EMRAT)

s.autor

Postime të ngjashme

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit Aktualitet

SHTËPI PËR ÇIFTET E REJA/ Prezantohet prioriteti i parë i ‘Shqipërisë Sociale’, Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët Aktualitet

TRAGJIKE NË LIQENIN E KOMANIT/ Humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, po lahej me shokët

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës Aktualitet

PUBLIKOHEN PAMJET/ Ky është momenti kur vihen në pranga Ergys Agasi dhe ish-zyrtari policor në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT