• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE TË REJA/ Grabitja e çiftit, autorët humbin gjurmët edhe në GPS, telefonat e polices u fikën pas…
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJE TË REJA/ Grabitja e çiftit, autorët humbin gjurmët edhe në GPS, telefonat e polices u fikën pas…

10 January, 2018 Redaktor2 Aktualitet, Kronikë

Mbetet ende mister i pazgjidhur grabitja me dhunë e një çifti në qytetin e Korçës. Ngjarja ndodhi të shtunën, në periferi të qytetit, në zonën e njohur si “Depot e Ujit”, ku shumë të rinj shkojnë aty për të kaluar momente intime. Por, ndërsa 25-vjeçari D.A. dhe e dashura e tij, 23-vjeçarja me inicialet E.G., punonjëse Policie, ndodheshin brenda në makinë, dy persona me maskë dhe armë u morën automjetin me dhunë.

Pavarësisht se vetë çifti i grabitur ka dëshmuar në Polici rrethanat e plota të ngjarjes, autorët mbeten ende të paidentifikuar. Si proces të parë hetimor për zbulimin e vendndodhjes së automjetit tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 875 II, është tentuar përmes sistemit GPS-it pasi grabitësit bashkë me makinën u grabitën dhe telefonat.

Brenda në makinë, në momentin e grabitjes, ndodheshin tre telefona celularë, dy të 23-vjeçares polici dhe një i të dashurit të saj. Dy prej telefonave janë fikur rreth dy orë pas ngjarjes, ndërsa mëngjesin e djeshëm është fikur edhe telefoni i tretë.

Ndonëse Policia tregohet e rezervuar në dhënien e informacionit për shkak të hetimeve, kompanitë e telefonisë celulare kanë dhënë një trajektore të lëvizjes së autorëve përmes të dhënave të marrë nga “The Global Positioning System”, që njihet ndryshe si GPS. Por, mbetet për t’u parë se sa i vlefshëm do të jetë një informacion i tillë për grupi hetimor, pasi dyshohet se autorët pasi kanë fikur telefonat celularë, mund të kenë ndryshuar vendndodhje.

Gjithashtu, Policia ka kërkuar verifikimin e tabulateve të tre telefonave, për të parë nëse janë përdorur nga autorët për të kryer thirrje dalëse. Nga ana tjetër, grupi hetimor ka rrëzuar çdo dyshim që ngjarja të ketë ardhur si pasojë e ndonjë konflikti të 25-vjeçarit.

Ndërkohë, mbetet ende me pikëpyetje nëse grabitja e makinës ka qenë një kurth nga e dashura e tij. Sipas të dhënave, autorët nën kërcënimin e armës, kanë nxjerrë jashtë makinës policen e Komisariatit të Korçës, ndërsa të dashurin e saj e kanë hedhur disa metra me tutje pasi e kanë goditur me mjete të forta në pjesën e kokës. 23- vjeçarja ka lajmëruar Policinë për ngjarjen e ndodhur duke telefonuar me anë të celularit të një kalimtari të rastit, që është ofruar për t’i dhënë ndihmë. Më pas, 23-vjeçarja i ka shkuar në ndihmë të dashurit të saj, i cili qëndronte i shtrirë si pasojë e dhunës së ushtruar.

Për identifikimin e autorëve, Policia ka vendosur në dispozicion dhe një shpërblim prej 2 milionë lekësh të vjetra, për personin që do të ofrojë informacion të vlefshëm për arrestimin e autorëve apo gjetjen e automjetit.

Gjatë krehjes së zonës, Policia ka gjetur edhe dy gëzhoja pistolete në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet nëse këto kanë lidhje me ngjarjen në fjalë dhe janë duke u kryer verifikimet./ PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) Modelja në peshë 'çmend' fansat, ekspozon format e saj superseksi
Previous article Malena Costa ‘eklipson’ mesfushorin spanjoll (FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor Aktualitet

MBYLLET TUBIMI NË TIRANË/ Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve Aktualitet

VELIPOJA ME FLUKS PUSHUESISH/ Vizitorët vlerësojnë pastërtinë, organizimin dhe përmirësimin e kushteve

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje Aktualitet

PROTESTA MASIVE PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët: Kemi vetëm një kërkesë, dorëheqje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT