• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 February, 2023
AlpeNews

Tirana, Albania

3 February, 2023
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE TË REJA/ Dosja e vrasjes së Edmond Papës: Të afërmit e Aleksandër Sadikajt po përgatiteshin privatisht për hakmarrje
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJE TË REJA/ Dosja e vrasjes së Edmond Papës: Të afërmit e Aleksandër Sadikajt po përgatiteshin privatisht për hakmarrje

24 January, 2023 shqipe.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Biznesmeni Edmond Papa u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt në verën e 2022, me shpërthim tritoli të telekomanduar. Kështu shkruan prokuroria në dokumentet hetimore mbi atentatin e ndodhur në zonën e Kodrës së Diellit, më 16 Dhjetor të vitit të kaluar.

Në dokumentet hetimore, Prokuroria thotë se policia kishte arritur të sigurojë informacione se të afërmit e Aleksandër Sadikajt po përgatiteshin për t’u hakmarrë dhe se kishin siguruar të dhëna në rrugë private.

Sipas dokumenteve, ata kishin lënë mënjanë autoritetet dhe të sigurt se vrasja e Sadikajt ishte organizuar në hotelin e Papës në Sarandë, kishin nisur të mblidhnin informacione.

Këto të dhëna, sipas Prokurorisë, mbështesin hetimin e kryer, ku autorët e dyshuar, Albano Velo dhe Andrew Bode kishin ndjekur prej ditësh Edmond Papën me makina nëpër Tiranë dhe Sarandë, deri në 16 Dhjetor, kur është kryer vrasja.

Por deri tani prokuroria nuk ka mundur të provojë se nga kush e kanë marrë porosinë Velo dhe Bode, apo nëse ata kanë vepruar me vullnetin e tyre, për shkak të miqësisë që kishin me Aleksandër Sadikajn.

Prokuroria thotë se miqësia e dy të hetuarve, por edhe disa persona të tjerë me Aleksandër Sadikajn, konfirmohet edhe në fotot e tyre në rrjetet sociale.

Vetë Velo ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen, ndërsa Bode vijon të jetë në kërkim si personi që ka qëlluar ndaj biznesmenit me 9 plumba.

Në dosjen e prokurorisë për vrasjen e Sadikajt thuhet gjithashtu se babai i tij kishte identifikuar Edmond Papën si të dyshuarin kryesor për atentatin me tritol pranë rreth-rrotullimit të TEG-ut./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KJO ËSHTË FRIKA JOTE"/ Olta-Luizit: Kur ke të drejtë, unë e them, ndërsa ti jo
Previous article "BASHA DI GJËRA, POR NUK I THA KURRË"/ Artan Hoxha për “21 Janarin”: Të dëshmojë Berisha, mungon...

shqipe.autor

Postime të ngjashme

“NUK I JAP LLOGARI NJERIU KË TAKOJ”/ Rama: Nuk i kam dhënë asnjë dokument McGonigal Breaking News

“NUK I JAP LLOGARI NJERIU KË TAKOJ”/ Rama: Nuk i kam dhënë asnjë dokument McGonigal

"THYEN" HESHTJEN/ Rama: Agron Nezën ma prezantoi McGonigal, Dorian Duçkën e kam ftuar vetë si këshilltar Breaking News

"THYEN" HESHTJEN/ Rama: Agron Nezën ma prezantoi McGonigal, Dorian Duçkën e kam ftuar vetë si këshilltar

MIRATOHET LIGJI/ Deklasifikohen si "sekret shtetëror" dosjet e ish Sigurimit! Bie pengesa e fundit për hapjen e plotë Aktualitet

MIRATOHET LIGJI/ Deklasifikohen si "sekret shtetëror" dosjet e ish Sigurimit! Bie pengesa e fundit për hapjen e plotë

Facebook Comments

NILDA HALILI/ Nuk është turp të ndjekësh “Big Brother” Blog

NILDA HALILI/ Nuk është turp të ndjekësh “Big Brother”

ARDIT RADA/ Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother Blog

ARDIT RADA/ Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother

FRROK ÇUPI/ E pashë shtetin duke rënë Blog

FRROK ÇUPI/ E pashë shtetin duke rënë

EDMOND LAÇI/ Sot Viti i Ri Hënor Blog

EDMOND LAÇI/ Sot Viti i Ri Hënor

NDRIÇIM XHEPA: Big Brother, shfaqje antikulturore dhe antinjerëzore Blog

NDRIÇIM XHEPA: Big Brother, shfaqje antikulturore dhe antinjerëzore

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT