• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE TE REJA/ Atentati ndaj 32-vjeçarit, si u ekzekutua në sy të së dashurës
Home
Breaking News

DETAJE TE REJA/ Atentati ndaj 32-vjeçarit, si u ekzekutua në sy të së dashurës

15 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje te reja nga atentati i mbremshem ne Tirane, ku 32-vjeçari Emiljano Boçi u ekzekutua ne makine, nderkohe qe mbeti i plagosur edhe miku i tij 26 vjeç.

Viktima është Emiljano Boçi, i cili ishte kthyer nga Gjermania prej rreth 3 javësh, ndërsa i plagosuri Melvi Disha, i cili jeton atje, ishte kthyer para 3 ditësh për pushime.

Ata janë qëlluar sapo kanë hipur në makinën tip “Range Rover”, me targa gjermane, ngjyrë e bardhë, nga një person ende i paidentifikuar. Burime nga Policia, thanë se në drejtim të makinës, është qëlluar, të paktën, 5 herë me armë zjarri, me silenciator.

Boçi ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë teksa transportohej drejt Spitalit të Traumës. Në sediljen e parë të makinës ndodhej edhe e dashura e viktimës, por, fatmirësisht, ajo i ka shpëtuar plumbave, shkruan “Panorama”.

Vajza që i shpëtoi atentatit ka lajmëruar Policinë, ndërsa vetë është nisur në drejtim të Spitalit të Traumës, me automjetin e viktimës. Policia tha se Emiljano Boçi ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa miku i tij, Melvi Disha, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

ATENTATI

Emiljano Boçi me të dashurën e tij dhe mikun që i ishte kthyer nga Gjermania, Melvi Disha, kanë qenë duke ngrënë drekë në një restorant që ndodhet në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një rrugicë në krah të Policisë Bashkiake në Tiranë. Vetëm pak metra larg restorantit banon edhe familja e viktimës, në katin e fundit të një pallati.

Ata kanë qëndruar për disa orë aty dhe kanë dalë rreth orës 17:50 nga lokali, duke hipur në makinën “Range Rover”, të Boçit, që ishte e parkuar aty. Në vendin e shoferit ka qenë i ulur 32- vjeçari Emiljano Boçi, i cili njihet edhe me emrin Roland apo Landi, në krah të tij ka qenë e ulur e dashura, ndërsa në sediljen pas tij ishte ulur 26- vjeçari Melvi Disha.

Makina nuk ishte ndezur ende, kur një person ende i paidentifikuar, ka qëlluar 5 herë nga mbrapa saj, në drejtim të shoferit. Sipas Policisë, në këto rrethana sqarohet se objektivi i atentatit ka qenë Emiljano Boçi.

Por duke qenë se shoku i tij, ishte në të njëjtin drejtim me të, në sediljen e pasme, ka mbetur i plagosur edhe ai. Burimet thanë se atentatori dyshohet të ketë qenë duke e pritur Boçin dhe ka studiuar të gjitha lëvizjet e tij. Në momentin që ka dalë nga lokali, ai ka pritur momentin që të hipte në makinë dhe ka qëlluar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) Karikatura e ditës/ Liverpooli s’ka nevojë për Coutinhon
Previous article Ish e fejuara akuzon Hamilton: Njeri me personalitet të dyfishtë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT